LAJMI I FUNDIT:

Ekspozohen urdhrat për librat e ndaluar në diktaturë: I pari në listë, Gjergj Fishta

Ekspozohen urdhrat për librat e ndaluar në diktaturë: I pari në listë, Gjergj Fishta

Në 27 mars të vitit 1948, Partia e Punës në Shqipëri lajmëron vendimin e Gjykatës Popullore, vendim ky që e boton në gazetën “Bashkimi”, ku edhe shkruan se “duhet të hiqen nga qarkullimi një sasi librash të përkohshmesh, të dëmshëm për shoqërinë dhe vendimi duhet aplikuar në të gjithë vendin”.

Në urdhëresat me titujt e veprave të para të ndaluara, autorët konsiderohen si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe armiq të popullit. Ndalimi fillimisht u bë me vendim gjykate e më pas me urdhra partie.


Ndër emrat që listohen në këtë listë janë, i pari At Gjergj Fishta, e më tej Mid’hat Frashëri, Ernest Koliqi, Gjon Shllaku, Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Mustafa Kruja etj. Por, nuk mungojnë as dokumente të tjera arkivore, ku pasqyrohen udhëzimet e politikat e sistemit komunist, që çuan në marrjen e masave të veçanta përmes urdhëresave të Ministrisë së Arsimit.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur për vizitorët në Muzeun “Shtëpia e Gjethit”. /Report TV/