LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë e rrallë në Prizren, punimet e dorës bëhen në sita tradicionale të miellit (Video)

Ekspozitë e rrallë në Prizren, punimet e dorës bëhen në sita tradicionale të miellit (Video)

Gratë e Shoqatës “Orkide” me punime dore kanë hapur edhe ekspozitë në qytetin e Prizrenit.

Ndër vite, duart e arta të tyre kishin sjellë punime nga më të ndryshmet.


Por, e veçanta e këtyre veprave që kanë sjellë këtë herë, është se i kanë realizuar në sita të miellit. Mjet ky i përdorur shumë nga nënat shqiptare dikur.

Nazire Gushlla është ndër anëtarët më të vjetra në këtë shoqatë.

Ajo në këtë ekspozitë ka marrë pjesë më nëntë punime, dhe  ka thënë se është krenare që është pjesë e kësaj ekspozite e cila është e para e këtij lloji  në Kosovë.

“Unë në këtë ekspozitë kam marrë pjesë me nëntë punime. Jam shumë e lumtur që po ndodhë për herë të parë në një ekspozitë [e tillë] në Kosovë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Nazire Gushlla nga Shoqata “Orkide”.

Në këto ambiente ishin të varura mbi 45 punime. Secila nga to tregonte veçantitë e tyre.

Zejxhan Shishko, një tjetër anëtare e shoqatëd ka thënë se pavarësisht vështirësive që paraqiten në të punuar, vullneti bën që të mos lodhen asnjëherë.

“Jam anëtarësuar vullnetarisht, dhe jam shumë e kënaqur që jam pjesë e kësaj shoqate. Së pari falënderoj kryetaren e shoqatës “Orkide” Sevgi Kervan, e cila na mundësoi të gjithave të mblidhemi në këtë grup. Nëpërmes projekteve të ndryshme ne aktualizojmë tradita të vjetra te gjeneratat e reja, siç ishte edhe rasti i dekorimit të drurëve në sheshin e Prizrenit”, tha Zejxhan Shishko, përcjell Telegrafi.

Shoqata e Grave “Orkide”, me këtë ekspozitë, synon që të ringjallin punimet e dorës dhe zhvillimin e  veprave artizanale të cilat sipas tyre,  janë zbehur viteve të fundit.

Fetie Basha, ka thënë se përmes këtij projekti, po i japin një ngjyrim dhe frymë turistike qytetit të Prizrenit.

“Në këtë kurs kam marrë pjesë me dy punime. Disa punime janë kryer më shpejt pasi kanë pasur më pak kombinime ngjyrash, ndërsa të tjerat kanë marr më shumë kohë”, thotë Fetie Basha.

Kryetarja e kësaj shoqate, Sevgi Kervan, ka thënë se ndër qëllimet parësore të saj, është që t’iu sigurojë këtyre grave vend në tregun e punës.

“Me këtë projekt, ne si organizatë kemi paraqitur një fushë të re pune për gratë në fushën e turizmit dhe ne do të udhëheqim zhvillimin e tyre ekonomike. Ne kemi edhe projekte të reja, Muajin e ardhshëm do të fillojmë me projektin e ri duke mbajtur kurse në fushën e artit”, deklaroi Kervan.

Secili punim ka nxjerrë pah punën e dorës të këtyre grave, përmes formave dhe modelve më tërheqëse.

Kjo ekspozitë, e cila do të qëndroje e hapur dhjetë ditë, është përkrahur  nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Prizrenit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori