Shënimi i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka vazhduar edhe sot në qendrën e Prishtinës, ku është hapur ekspozita “Rrënjët e shtetit”, derisa rreth 500 fëmijë ishin pjesë një karnavali.
Ekspozita kishte në fokus ballinat e mediave botërore, të cilat si referencë e kishin shtetin e Kosovës dhe periudhën 50 vjeçare, prej 68-tës e deri në 2008-tën, Pavarësinë e saj.
Pamjet të cilat ofronin tablot e ekspozitave, ishin kryesisht nga historia e Kosovës, periudhat nëpër të cilat kaloi populli shqiptar dhe personalitetet e njohura që ndikuan në formimin e historisë.
Organizatorët e kësaj ekspozite, Ardian Arifaj dhe Adil Behramaj, anëtarët e këshillit organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, e kanë ideuar dhe realizuar këtë projekt.
Ardian Arifaj, ka folur për idenë e këtij projekti, si vazhdimësi e aktiviteteve tjera në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë. Ai tha se është një mënyrë e re për shpalosjen e historisë dhe rrugëtimit të Kosovës.
“Emri i saj tregon më së shumti RRËNJËT E SHTETIT, tregon nëpërmjet ballinave të mediave ndërkombëtare 50 vitet e Kosovës nga viti ’68 me demonstratat e para, deri në vitin 2008 kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. I përfshinë të gjitha ngjarjet e rëndësishme edhe raportimin në botë për ato ngjarje. Është një mënyrë tjetër e tregimit të historisë, rrugëtimit të Kosovës ”, tha ai.
Gjithsej në sheshin “Skenderbe”, janë të vendosura 15 korniza me ballinat e medieve ndërkombëtare, kryesisht 110 pamje të Kosovës, nga protesta dhe lufta deri në paqe.
Këto tablo do të jenë në shesh përgjatë 3 ditëve tjera, për të vazhduar me aktivitetet tjera pastaj në kuadër të 17 shkurtit.
Përndryshe, aktiviteti i parë për sot ishte karnavali i fëmijëve, ku morën pjesë më shumë se 500 fëmijë. Ky aktivitet kishte filluar në orën 13:00 dhe ka zgjatur 2 orë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave
Tri raste të dhënies së gjobave në autostrada, njëri me 200 euro për mos regjistrim të veturës dhe dy të tjerë me nga 500 euro për ndalim të vozitjes
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi