LAJMI I FUNDIT:

Eksporti i Maqedonisë shënon rritje

Eksporti i Maqedonisë shënon rritje

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) tregojnë rritje prej 7.5% të eksportit të mallrave të Maqedonisë, në periudhën janar-shkurt 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shifra totale e rritjes është 39078145 denarë ose 635000 euro, pra mbulimi i importit me eksportin në këtë periudhë është 76.4%.


Të dhënat tregojnë se në eksport përfshihen katalizatorët mbështetës me metale të çmuara ose përbërësit e tyre, feronikeli, prodhimet e hekurit dhe çelikut, komplete transmetuesish për ndezje të veturave, aeroplanëve ose anijeve. Ndërkaq, në import më së shumti përfshihen platina dhe legurat e saj, të papërpunuar ose si pluhur, vjarat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze, energjia elektrike dhe metale tjera të grupit të platinës dhe legurat e tyre, të pa përpunuara ose si pluhur.

Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia më së shumti ka patur shkëmbim tregtarë me Gjermaninë, Britaninë e madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/