LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Marrëveshja për targat besoj se është afër, por të mos biem pre e provokimeve të Serbisë

Foto: Arkiv

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, beson se marrëveshja për çështjen e targave serbe është afër të arrihet.

Musliu, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, tha se Kosova nuk duhet të bie pre e provokimeve të Serbisë dhe të mos jetë ajo e cila shkakton incidente në pjesën veriore.


“Sa i përket marrëveshjes për targa mendoj se është shumë afër ose veçse është finalizuar dhe sigurisht do të dalë në media. Por, duhet të kemi kujdes që të mos jemi ne ata që e shkaktojmë incidentin pasi gjithmonë e prezantojnë sikur ne kemi faj”, deklaroi Musliu.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, gjatë intervistës në “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Ai mes tjerash tha se populli serb në veri është i tmerruar dhe terrorizuar nga bandat kriminale që veprojnë në atë pjesë.

Megjithatë, sipas tij, Kosova duhet të krijojmë mbrojtje për ta – ligjore dhe fizike nëse duhet.

“Çdo serb që jeton në Kosovë duhet të ngre zërin kundër këtyre bandave dhe individëve sepse kur masivizohet kundërshtimi atëherë e kemi më të lehtë të merremi me ta. Nëse ata tërhiqen neve nuk na lënë terren për të vepruar, por bandave kriminale ju lënë terren të zbrazët për të vepruar ashtu siç edhe po bëjnë në veri”, u shpreh eksperti i sigurisë.

“Bandat kriminale mund të shfrytëzojnë mjegullën sepse ato gjithmonë veprojnë në aspektin e sigurisë kur ka turbulenca. Mund ta shfrytëzojnë edhe situatën në Poloni, kur tërë bota tashmë është e trazuar dhe të shfrytëzojnë momentin për ndonjë incident i cili do të duket sporadik, por do të bëjë jehonë të madhe. Ne nuk guxojmë të biem pre e këtyre provokimeve pasi askush në botë nuk e di më mirë se Kosova mënyrën e veprimit të luftës hibride ruse dhe serbe”, tha ai.

Sa i përket deklarimeve se Serbia “po përkëdhelet” nga bashkësia ndërkombëtare, Musliu tha se “nuk duhet të jemi lakmitarë në atë aspekt”.

“SHBA dhe NATO janë të interesuara që Serbinë ta ndajnë përfundimisht nga blloku lindor, Rusia. Kjo për shumë arsye, por është e rëndësishme të dimë se pozita gjeostrategjike e gjeopolitike e Serbisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n. Kjo e fundit dhe SHBA-ja e kanë politikën e vet vepruese për çdo cep të botës”.

“Për ne kjo nuk është shumë me rëndësi. E rëndësishme është që ne të zhvillohemi ekonomikisht dhe të ecim në transformimin e shoqërisë tonë në Bashkimin Evropian dhe anëtarësim në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, por kryesorja është në NATO”, deklaroi tutje ai. /Telegrafi/

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, gjatë intervistës në “Përballje”// Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori