LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë: Çdo ditë që stërzgjatet operacioni në veri, shtohet rreziku për policët e Kosovës

Eksperti i sigurisë: Çdo ditë që stërzgjatet operacioni në veri, shtohet rreziku për policët e Kosovës

Edhe në ditën e katërt pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa me Serbinë nga ana e Kosovës, gjendja në afërsi të pikave doganore mbetet e pandryshuar.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se pjesa veriore e Kosovës ka qenë e pakontrollueshme për shumë vite nga ana e autoriteteve të Kosovës.


Ai thotë se edhe me aksionin e fundit të autoriteteve shtetërore, reagimet e serbëve kanë qenë të pritshme.

“Shoferët e kamionëve nuk janë persona të zakonshëm. Ata janë pjesë të strukturave paralele. Janë njerëz të Zvonko Veselinoviqit që zbatojnë planet e Vuçiqit për të shkaktuar trazira”, deklaroi Shala në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Shala thotë se është shqetësuese që barrikadat janë duke u shtuar.

“Nëse edhe 5-6 ditëve vazhdon situata e njëjtë, barrikadat do të arrijnë deri më Mitrovicën e Jugut duke iu vështirësuar pjesëtarëve të policisë të shkojnë deri te pikat kufitare 1 dhe 31”.

Eksperti i sigurisë thotë se reagimi i policisë tashmë është i vonuar pasi sipas tij terreni është i vështirë për të qëndruar gjatë njësitet policore.

“Çdo ditë që stërzgjatet operacioni, është rrezik për policët e Kosovës të qëndrojnë atje pasi është një territor i vështirë për të ofruar mbështetje. Nuk duhet të vlerësohet më nëse ka qenë veprim i duhur politik apo jo, por ka rrezik strategjik që nëse policia tërhiqet pjesa veriore do të atakohej në aspektin e sigurisë”.

Shala thotë se Serbia dihet se nuk mund të përdorë ushtrinë apo policinë por sipas tij shteti fqinj mund të përdorë strukturat kriminale për të destabilizuar Kosovën.

“Xhandarmëria e ka për detyrë ta vizitojë kufirin e shtetit serb, por ne nuk duhet të biem pre e provokimeve të tyre dhe të reagojmë me emocione. Pra është detyrë e xhandarmërisë të kontrollojë vijën kufitare derisa ushtria tjetër e kontrollon pjesën tjetër të territorit të Serbisë”, deklaroi tutje Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori