LAJMI I FUNDIT:

Eksperti shëndetësor: Sheqeri sjellë përfitime në shëndetin e trurit

Eksperti shëndetësor: Sheqeri sjellë përfitime në shëndetin e trurit

Shumica prej neve e dimë se duhet ta zvogëlojmë sasinë e sheqerit që e konsumojmë – sepse një veprim i tillë e ulë shtypjen e gjakut, e zvogëlon rrezikun e sulmit të zemrës dhe jua zvogëlon mundësitë për të zhvilluar demencën.

Megjithatë, sipas një doktori i cili specializon në shëndetin e trurit, sheqeri faktikisht mund të ketë përfitime të mira në trurin tuaj, transmeton Telegrafi.

“Sheqeri është vital për shëndetin e trurit. Turinjtë tonë shfrytëzojnë mbi 400 kalori të glukozës çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se duke i ngrënë dy çokollata do ta përmirësoni shëndetin e trurit. Krejt kjo varet nga ku e merrni sheqerin”, ka shpjeguar ai.

Fruktoza – sheqer i cili gjenden në shumicën e ushqimeve të procesuara – nuk është aq fitimprurës për trupin. Por sheqeri natyral – ai i cili gjendet në fruta, mjaltë, etj. – mund ta përmirësojë shëndetin e trurit.

Vlen të ceket se nga 400 kalori të cilat u duhen trurit tuaj, vetëm çereku i kësaj sasie duhet të vjen nga konsumimi i përditshëm i sheqerit, ndërsa pjesa tjetër duhet të merret përmes karbohidrateve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori