LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i lartë amerikan: Ende nuk dihet sa zgjat imuniteti nga coronavirusi

Eksperti i lartë amerikan: Ende nuk dihet sa zgjat imuniteti nga coronavirusi

Ende mbetet e paqartë për sa kohë mund të mbrohet dikush që është rikuperuar nga COVID-19, dhe nëse ata mund ta bartin virusin dhe ta përhapin atë tek të tjerët, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci.

“Ne nuk e dimë kohëzgjatjen e qëndrueshmërisë së mbrojtjes si dhe përhapjen tek të tjerët”, tha Fauci në një intervistë për NBC, transmeton Telegrafi.


“Ne jemi duke bërë studime, për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pasi u pyet për studimin e fundit britanik ku thuhet se njerëzit me antitrupa të COVID-19 mund të jenë në gjendje ta bartin dhe ta përhapin virusin.

Sipas këtij studimi, njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 kanë shumë gjasa të kenë imunitet për të paktën pesë muaj. /Telegrafi/