LAJMI I FUNDIT:

Eksperti francez: Vendi mund të përballet me “situata kritike” në dhjetor në rast se vazhdojnë rritjet e rasteve nga coronavirusi me të njëjtin ritëm

Eksperti francez: Vendi mund të përballet me “situata kritike” në dhjetor në rast se vazhdojnë rritjet e rasteve nga coronavirusi me të njëjtin ritëm

Epidemiologu kryesor në Francë, Antoine Fontanet, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me “situata kritike” në dimër, në rast se vazhdon rritja e rasteve të vazhdueshme nga coronavirusi.

“Ne po përballemi me rritje të rasteve me nga 30 për qind në javë. Nëse vendi vazhdon me këtë ritëm, disa rajone do të përballen me situata kritike gjatë muajit dhjetor”, u shpreh ai.


“Do të ishte mirë që të veprojmë që tani, kështu edhe masat do të jenë më pak të rrepta më vonë”, paralajmëroi eksperti.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen derisa Franca regjistroi të dielën rreth 7,000 raste të reja me virus, të shtunën 8,500 të prekur dhe të premten e kaluar pothuajse 9,000 të infektuar.

Ndërkohë, Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të hënën se bota duhet të jetë më mirë e përgatitur për pandeminë e ardhshme, pasi ai u bëri thirrje vendeve të investojnë në shëndetin publik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori