LAJMI I FUNDIT:

Eksperti amerikan: Vaksinimi masiv në SHBA mund të ndodh në javën e tretë ose të katërt të dhjetorit

Eksperti amerikan: Vaksinimi masiv në SHBA mund të ndodh në javën e tretë ose të katërt të dhjetorit

Vaksinimi masiv në SHBA mund të fillojë në javën e tretë ose të katërt të muajit dhjetor, tha eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, deklarata e tij vjen pas analizës së Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), që vaksina e Pfizer dhe BioNTech plotëson “kriteret e suksesit”.


Fauci tha për BBC se tani është “shumë e mundshme” që të lëshohet një autorizim përdorimi emergjent brenda disa ditësh.

“Kur kjo të ndodh, shumë shpejt pas kësaj ne do të jemi gati të fillojmë aplikimin e vaksinës në grupet me përparësi të lartë”, tha ai.

Ndryshe, Britania e Madhe është vendi i parë në botë që filloi vaksinimet me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech.

Efikasiteti i kësaj vaksine vlerësohet të jetë rreth 95 për qind, në rast se aplikohet me dy doza te ndonjë person. /Telegrafi/