LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët tregojnë se si spiunët rusë e përgjuan gjeneralin gjerman

Ekspertët tregojnë se si spiunët rusë e përgjuan gjeneralin gjerman

Gjermania po heton se si Rusia mori një regjistrim 38-minutësh të një mbledhje të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë për Ukrainën.

Margarita Simonyan, gazetare e televizionit shtetëror rus dhe “Russia Today”, ishte e para që publikoi audio-regjistrimin, i cili u publikua edhe në Telegram.


Biseduesit në telefon diskutonin mundësinë e dërgimit të raketave gjermane me rreze të gjata Taurus në Kiev, të cilat kancelari gjerman, Olaf Scholz po refuzon me vendosmëri ta bëjë një gjë të tillë.

Ata gjithashtu flasin për trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe qëllimet e mundshme ushtarake.

Si arritën spiunët të përgjonin gjeneralin gjerman?

Është pothuajse mesnata në Singapor. Një oficer i lartë i Luftwaffe, forca ajrore gjermane, është në dhomën e tij të hotelit. Ai është në një udhëtim pune për të takuar përfaqësues të ndryshëm të industrisë së mbrojtjes në paraqitjen më të madhe ajrore të Azisë. Ai ka pasur një ditë të gjatë – por ende nuk kishte shkuar në shtrat.

Gjeneral brigade, Frank Grafe duhet të diskutonte në telefon me shefin e tij – komandantin e Forcave Ajrore Gjermane. Ai tingëllon i qetë në linjë ndërsa bisedon me dy kolegë për pamjen e mrekullueshme nga dhoma e tij dhe se sapo është kthyer nga një pije në një hotel, aty pranë me një pishinë të mrekullueshme, raporton bbc.

“Nuk tingëllon keq”, ka komentuar njëri prej tyre, transmeton Telegrafi.

E pranon Pistorius, njëri prej oficerëve gjermanë kishte përdorur linjën e pasigurt telefonike
Lexo po ashtu E pranon Pistorius, njëri prej oficerëve gjermanë kishte përdorur linjën e pasigurt telefonike

“Më në fund”, përgjigjet shefi, gjenerallejtënant Ingo Gerhartz – fillon pjesa zyrtare e bisedës. Gjatë 40 minutave të ardhshme, ata diskutojnë çështje shumë të ndjeshme ushtarake, duke përfshirë një debat nëse Gjermania duhet të dërgojë raketa me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.

Ajo që asnjë nga pjesëmarrësit në telefonatë nuk e di është se ata po përgjohen dhe biseda e tyre po regjistrohet. Dy javë pas telefonatës, video u zbulua në kanalin shtetëror rus RT.

Gjermania ka konfirmuar se telefonata ka ndodhur dhe se është përgjuar, siç besojnë ata, nga spiunë rusë.

Sipas qeverisë gjermane, “rrjedhja e të dhënave” është shkaktuar nga njeriu i tyre në Singapor.

Edhe pse nuk është emëruar zyrtarisht, nënkuptohet se Frank Grafe aksidentalisht lejoi spiunët të përgjonin thirrjen.

U diskutua për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Së shpejti, diskutimi i tyre rreptësisht konfidencial u përhap në mediat shtetërore ruse dhe bëri jehonë në mbarë botën. Përmbajtja e telefonatës tashmë dihet mirë.

Katër pjesëmarrësit debatuan se cilat objektiva mund të godasin raketat Taurus, të prodhuara nga Gjermania, nëse kancelari gjerman do t’i lejonte ndonjëherë ato të dërgoheshin në Kiev – një çështje e diskutueshme në Gjermani.

U përmendën gjithashtu dërgesat e armëve franceze dhe britanike, duke përfshirë sugjerimin shumë të ndjeshëm se “disa” anëtarë të ushtrisë britanike thuhet se janë në terren në Ukrainë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë
Lexo po ashtu Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Por, si arritën ta përgjonin këtë bisedë spiunët? Tani për tani, gjithçka tregon për gabim njerëzor.

Sipas autoriteteve gjermane, “rrjedhja e të dhënave” u reduktua në vetëm një pjesëmarrës, i cili iu bashkua bisedës qoftë përmes celularit të tij, qoftë përmes Wi-Fi të hotelit. Metoda e saktë e lidhjes “është ende duke u sqaruar”, njoftoi Gjermania.

“Unë mendoj se është një mësim i mirë për të gjithë: mos përdorni kurrë internetin e hoteleve nëse doni të bëni një telefonatë të sigurt”, tha Miguel Berger, ambasadori i Gjermanisë në Britani të Madhe.

Thirrja u zhvillua në platformën e njohur WebEx, por autoritetet gjermane këmbëngulin se zyrtarët përdorën një version veçanërisht të sigurt dhe të certifikuar.

Profesori Alan Woodward i Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Surrey thotë se WebEx është i koduar “nëse përdorni vetë aplikacionin”.

Por, përdorimi i një telefoni fiks ose Wi-Fi në hotel mund të nënkuptojë se siguria nuk është më e garantuar – dhe spiunët rusë, besohet tani, ishin gati të sulmonin.

Profesori Woodward thotë se spiunët “ndoshta ishin ulur në skajet e ‘Singapore Air Show'”. Nëse je spiun, “kur ke këto lloj takimesh, ia vlen gjithmonë të ulesh në një parking ose të marrësh një dhomë hoteli”, thotë Woodward.

Rusët, në teori, mund të përdorin antena me rreze të gjatë në kombinim me programe kompjuterike të afta për të kapur trafikun e rrjetit lokal.

“Në thelb, është si të kërkosh derë më derë për të hyrë ilegalisht në ndonjë dhomë hoteli. Përfundimisht e gjen një të tillë,” thotë Woodward.

Eksperti i kriptografisë me bazë në Berlin, Henning Seidler, beson se teoria më e mundshme është se operativi thirri telefonin personal dhe thirrja u kap nga një antenë spiune që gjithashtu mund të përcjellë trafikun në antenën kryesore, zyrtare.

“Gjatë gjithë kohës ata vetëm dëgjojnë bisedat dhe shkruajnë gjithçka që transmetohet”, thotë ai.

“Është si peshkimi me dinamit. Thjesht hidhni një shkop dinamiti në pellg dhe më pas shihni se çfarë peshqish do të dalin”, thotë Seidler.

Ish-oficer i lartë ushtarak: Ky është një sinjal i dështimit të sistemit

Qeveria në Berlin u përpoq të përgënjeshtronte teorinë e shfaqur pas publikimit të audio-regjistrimit që spiuni rus thjesht thirri dhe qëndronte në linjë pa e vënë re askush. Ata këmbëngulin se gjithçka varet nga gabimi i një njeriu.

Spiunët ishin me fat, por Gjermania jo, pretendojnë ata.

Ish-oficeri i lartë ushtarak dhe deputeti i Bundestagut, Roderich Kiesewetter është një nga ata që nuk pranojnë se kjo mund t’i ketë ndodhur dikujt.

Kiesewetter, i cili gjithashtu ka punuar në NATO dhe është anëtar i partisë konservatore të opozitës gjermane CDU, beson se një mentalitet “kohë paqeje” lejoi të zhvillohej një ndjenjë vetëkënaqësie në Berlin.

“Ky mund të jetë një gabim personal. Megjithatë, është një sinjal i dështimit të sistemit”, thotë Kiesewetter.

Ai gjithashtu beson se Gjermania është një “objektiv i lehtë” pjesërisht për shkak të “romantizmit të përhapur rus” që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.

Biseda sekrete e eprorëve ushtarakë gjermanë: Ushtarët britanikë janë në ‘terren’ në Ukrainë
Lexo po ashtu Biseda sekrete e eprorëve ushtarakë gjermanë: Ushtarët britanikë janë në ‘terren’ në Ukrainë

Por, përfaqësuesit e qeverisë gjermane janë gjithnjë e më të irrituar nga sugjerimet se ata janë të butë ndaj Rusisë, veçanërisht për shkak se Berlini ka dhuruar më shumë ndihma armësh për Ukrainën se çdo vend tjetër në Evropë.

Ministrat besojnë gjithashtu se Moska e publikoi qëllimisht videon në ditën e funeralit të liderit të opozitës, Alexei Navalny në një përpjekje të qëllimshme për të shpërqendruar vëmendjen e njerëzve.

“Presidenti rus Vladimir Putin po luan një lojë perfide, ndaj së cilës ne nuk duhet të biem”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Rusia as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se shërbimi i saj i inteligjencës qëndron pas hakimit.

Rrjedhja e kësaj bisede ekspozoi më tej ndarjet gjermane nëse do të dërgoheshin raketa Taurus në Ukrainë dhe nxiti një debat më të gjerë rreth dobësive të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Në Berlin, ata shpresojnë se ka pasur vërtet vetëm një rrjedhje dhe se ky rast nuk është vetëm maja e ajsbergut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori