LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët thonë se Kosova është përfituese më e madhe në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

Ekspertët thonë se Kosova është përfituese më e madhe në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

Marrëveshjet e arritura gjatë takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologut të tij, maqedonas, Zoran Zaev, po cilësohen si të favorshme për vendin.

Këto marrëveshje, përfshijnë projekte nga fusha të ndryshme të erkonomisë.


Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka paraqitur edhe njëherë marrëveshjet me kryministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Këto marrëveshje, sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj janë mjaftë të favorshme për Kosovën.

“Marrëveshjet janë në favor të dy shteteve, por shumë më tepër janë në favor të Kosovës se të Maqedonisë. Popullatë shqiptare ka edhe në Maqedoni dhe është shumë e nevojshme që të liberalizohen kufijtë”, deklaroi Nol Dedaj, përcjell Telegrafi.

Marrëveshjet, përfshijnë fusha të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik. Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se përveç integrimit politik duhet të ketë edhe një integrim ekonomik, përmes së cilit përfitojnë vendet fqinje.

“Këto 40 marrëveshje duhet të jenë një motiv shtesë që të minimizojmë distancat dhe që ato marrëveshje të jenë të zbatuara. Implementimi i tyre do të jetë garanci për zhvillimin e ekonomisë”, deklaroi Safet Gërxhaliu.

Pika e përbashkët kufitare, Gazsjellësi Shkup-Prishtinë, Rruga Prizren-Tetovë dhe Qendra e përbashkët e skijimit, përbëjnë marrëveshjet e arritura në takimin Hoti – Zeav të cilat do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. /RTV Dukagjini/Telegrafi/