LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët thonë se afati për targat duhet të shtyhet: Moszgjidhja e situatës mund të sjellë tensione

Ekspertët thonë se afati për targat duhet të shtyhet: Moszgjidhja e situatës mund të sjellë tensione

Qeveria e Kosovës është e vendosur që afati për targat nuk do të shtyhet, edhe përkundër thirrjeve të aleatëve ndërkombëtarë që një gjë e tillë të ndodh.

Kryeministri Albin Kurti para mediave të martën, tha se Kosova e ka shtyrë afatin njëherë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve serbë që në ditët e mbetura t’i konvertojnë tabelat ilegale në RKS.


E moszgjidhja e një situate të tillë sipas ekspertëve, mund të sjellë tensione në veri të vendit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për Telegrafin tha se Kosova duhet ta dëgjojë partnerin e saj strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe afati për targat të shtyhet për 10 muaj.

Drizan Shala

Sipas tij, shtyrja e implementimit të reciprocitetit për targa nuk e cenon integritetin territorial të Kosovës e as legjitimitetin e institucioneve. Madje, ai tha se një vendim i tillë do ta favorizonte marrëveshjen finale me Serbinë.

“Kosova edhe kësaj radhe duhet ta dëgjojë partnerin tonë strategjik, të dërguarin nga Shtëpia e Bardhë Gabriel Escobar, që çështja e targave të shtyhet për 10 muaj. Një gjë e tillë nuk e cenon integritetin territorial të Kosovës e as legjitimitetin e institucioneve”, deklaroi Shala.

“Sepse një kërkesë eksplicite nga SHBA-ja bazohet në faktin se sipas informacioneve që ndërkombëtaret që veprojnë në Kosova i kanë, ekzistojnë diku rreth 300 persona të armatosur dhe pas zbatimit të reciprocitetit për targat, mund të vihet në pikëpyetje siguria në atë pjesë. Një shtyrje e tillë e favorizon një marrëveshje finale Kosovë-Serbi”.

Nëse Qeveria e Kosovës vepron në mënyrë të njëtrajtshme sa i përket masës së reciprocitetit, njohësi i sigurisë tha se kjo i lëndon raportet me Shtëpinë e Bardhë, “duke pasur parasysh se kjo e fundit është e vetmja sponzore strategjike për pavarësinë e Kosovës”.

“Zbatimi i këtij vendimi më 1 nëntor do të ngris tensionet te serbët në veri. Ne s’duhet lejuar që të cenohet harmonia ndëretnike e krijuar deri më tani, pra që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, shtoi Shala.

Se reciprociteti për targat duhet të shtyhet thotë edhe njohësi tjetër i sigurisë, Nuredin Ibishi, megjithatë sipas tij, kjo duhet të bëhet në afat shumë të kufizuar kohor.

Nuredin Ibishi

“Moszgjidhja e situatës mund të sjellë tensione, pasi realisht ekstremi serb është i lidhur direkt me Qeverinë e Serbisë. Ne s’duhet të bimë pre e këtyre presioneve të Serbisë. Garda e Millosheviqit dhe Vuçiqit kanë për qëllim që ta tensionojnë situatën”.

“Nëse eventualisht ndodh kjo shtyrje e afatit, duhet të jetë shumë e kufizuar në kohë. Konsideroj se nuk duhet të biem pre e këtyre presioneve dhe kërcënimeve të serbëve se do ta destabilizojnë situatën”, tha Ibishi.

Ai shtoi se qytetarët serbë të Kosovës tashmë janë të bindur se duhet t’i konvertojnë targat ilegale në ato RKS dhe se nuk e kundërshtojnë një gjë të tillë, por janë në presion nga Serbia.

Afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, është hapur nga data 1 shtator dhe do të jetë i hapur deri më 1 nëntor, ani pse deri më tani janë regjistruar më pak se 20 automjete.

Ndërsa, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti shtyrjen për 10 muaj të vendimit.

Kërkesën e ka përkrahur edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi Peter Stano ka theksuar që kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore.

Peter Stano

“Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e duhura evropiane. Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime”.

“Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur”, ka thënë Stano.

Zgjatje të afatit për heqjen e targave ilegale kanë kërkuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore.

Vendimi për targat ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve që ndodhën në veri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori