Mesazhe telefonike për pjesëmarrje në referendum të Serbisë janë dërguar në telefon të qytetarëve serbë të Kosovës. KosovaPress ka siguruar mesazhin e dërguar nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, përmes të cilit njoftohen se do të votohet në postë.
Profesori universitar, Arben Hajrullahu, duke e komentuar këtë dhe ndalimin e mbrëmshëm me material të referendumit në Merdar, ka deklaruar se qëllimi i Vuçiqit nuk është mbajtja e referendumit, por provokimi i Kosovës dhe marrja e rolit të viktimës.
Një mesazh telefonik të cilin e ka siguruar kp, i dërguar nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, bëhet thirrje që të dielën, më 16 janar të votohet përmes Postave të Serbisë.
“Komisioni Zgjedhor Republikan i Republikës së Serbisë njofton qytetarët serb që jetojnë në Kosovë dhe Metohi se për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë mund të votojnë edhe përmes Postës së Serbisë, të dielën me 16 Janar 2022. Për fletëvotimet do të njoftoheni paraprakisht!”, thuhet në mesazhet që i kanë dërguar te qytetarët serbë në Kosovë.
Profesor Hajrullahu thekson se kjo lë të nënkuptohet se “Postat do të shndërroheshin në vendvotime, gjë e cila do të shkelte sovranitetin e Republikës së Kosovës po ashtu.”
“Vuçiqi po mundohet që në minutën e fundit ta shndërrojë Postën e Serbisë, e cila në Kosovë operon ilegalisht në qendra të votimit, duke e kamufluar kështu mbajtjen e këtij referendumi. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, konventat ndërkombëtare dhe praktikat e aplikueshme për të gjitha vendet demokratike janë e vetmja mënyrë me të cilën qytetarët serbë të Kosovës do të ushtrojnë të drejtën për të shprehur mendimin e tyre në Referendumin e nesërm”, ka deklaruar Hajrullahu.
Mbrëmë Policia e Kosovës ka ndaluar në ora 21:40 në Merdar një veturë dhe dy kamionë me targa të Serbisë, me materiale për mbajtjen e referendumit të Serbisë.
Duke komentuar ngjarjen, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Serbia dhe shërbimet sekrete të saj janë të interesuara që territorin e Kosovës ta shndërrojnë në një konflikt të mundshëm, gjë e cila i konvenon edhe Vladimir Putinit, i cili po përballet me kriza në fqinjësinë e vet dhe në vet Rusinë.
“Edhe Beogradi edhe Moska kanë probleme të brendshme dhe të jashtme. Shërbimet sekrete serbe kanë marrëveshje me shërbimet sekrete ruse që t’i koordinojnë veprimet subverzive për t’i ndihmuar njëra-tjetrës”, ka thënë Agim Musliu për KosovaPress.
Musliu më tej shton se “Inskenimet e janë pjesë e traditës së veprimeve sekrete serbe deh referendumi është një rast i mirë për inskenime si këto”.
Ai më tej ka shtuar se, mu në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, do të mbahet referendumi në Serbi.
“Imagjinojeni sa aktive janë shërbimet ruso-serbe. Më 16 janar 2018 e vranë Ivanoviqin vetëm pse nuk pajtohej me ta, kurse me 16 janar 2022 provojnë ta krijojnë një konflikt në Kosovë. Natyrshëm që kjo e tërheq pastaj vëmendjen e Perëndimit në Kosovë dhe e largon vëmendjen nga Kazakistani apo Ukraina, ku pritet pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, ka thënë Agim Musliu.
Lidhur me qëllimet e përbashkëta ruso-serbe, profesor Arben Hajrullahu thekson se Kosova dhe institucionet e sigurisë duhet të jenë të vëmendshme lidhur me këtë.
“Është botërisht e ditur se Putini kërkon vatra krize, prandaj Kosova dhe institucionet e saj duhet të jenë të vëmendshme që siguria e vendit mund të kërcënohet. Ne nuk guxojmë ta lejojmë zhvillimin e provokimeve të cilat më së shumti mund të shkojnë në të mirë të Vuçiqit dhe të Putinit. Dihet se ata janë aleatë dhe bashkëveprojnë”, ka përfunduar profesori universitar Arben Hajrullahu.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre