LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët për akreditim kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Ekspertët për akreditim kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot ka qëndruar një ekip i i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit,  të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës. Ata fillimisht kanë  zhvilluar  takimin  e parë me  menxhmentin e Universitetit.

Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga Prof. Dr. Vassilis Tsiantos – Eastern Macedonia and Thrace Institute of Technology, Ms. Delia Gologan – Student Expert, Arianit Krasniqi, Senior Officer for Evaluation and Accreditation, gjatë ditës kanë  zhvilluar takime të ndara  punuese me bartësit e Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht  programit Matematikë Arsimore,  për të cilin Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, gjithashtu edhe  studentët.


Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajam Kosumi,  tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj  presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Pas takimeve të ndara veç e veç me stafin, ekspertet ndërkombëtar kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët,  laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për akreditim të Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht Programi Matematikë Arsimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori