LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët në Maqedoni: Reformat në gjyqësor, të padukshme

Ekspertët në Maqedoni: Reformat në gjyqësor, të padukshme

Përparimi mesatar në gjyqësor, i cili u vu re nga Bashkimi Evropian në raportin e fundit mbi progresin e reformave në vend, ende nuk është i prekshëm për qytetarët. Disa nga ekspertët që monitorojnë dhe analizojnë reformat në gjyqësor, për “Alsat” thanë se dokumenti i këtij viti nuk ndryshon shumë nga viti i kaluar, ku BE gjithashtu vuri në dukje njëfarë përparimi në këtë fushë. Disa tregues dëshmojnë hapa pozitivë, por problemet kryesore mbeten – mungesa e vendimit përfundimtar të gjykatës për disa nga çështjet e hapura nga PSP-ja tashmë e shuar.

“Ajo që është kyç dhe përsëri do ta them, mungojnë ato rezultate praktike dhe të dukshme që qytetarëve u intereson më shumë lidhur me epilogun e rasteve të profilit të lartë që janë nisur nga prokuroritë publike”- deklaroi Darko Avramovski- koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.


Komisioni Evropian përmes dokumentit nënvizoi se nevojiten përpjekje për të siguruar zbatimin sistematik të planit dhe strategjisë për reforma në drejtësi. Nga Unioni shprehen se një element i rëndësishëm është se për disa nga rastet për të cilat Prokuroria Speciale ngriti akuza, është arritur përparim dhe është përcaktuar përgjegjësi duke përmendur përgjimin disavjeçar të paligjshëm.

Për BE-në, tregues i mirë është se disa nga rastet kanë marrë vendim përfundimtar dhe Prokuroria e rregullt dhe Prokuroria për Krim të Organizuar kanë vazhduar t’i hetojnë rastet e hapura tashmë nga PSP-ja e shuar.

Komisioni Evropian vëren se duhet të ketë zbatim më të mirë të ligjit në fusha të caktuara të keqpërdorimit- si pastrimi i parave dhe krimi financiar. Raporti vë në dukje rastin “Haraçi” ku ish kryetarja e Speciales Katica Janeva, tashmë është dënuar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori