LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e turizmit prezantojnë vendet më atraktive për t’i vizituar më 2019, aty është edhe ‘xhevahiri i fshehur’, Ksamili i Shqipërisë (Foto)

Ekspertët e turizmit prezantojnë vendet më atraktive për t’i vizituar më 2019, aty është edhe ‘xhevahiri i fshehur’, Ksamili i Shqipërisë (Foto)

Janë prezantuar top dhjetë destinacionet më të mira, që mund t’i keni në listën e udhëtimeve për vitin 2019 – me disa prej zonave më mahnitëse në planetin tonë.

Sipas ekspertëve të ueb-faqes Booking.com, këto janë ‘pikat më të nxehta’ që duhet patjetër të vizitohen gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.


Në to përfshihet ‘xhevahiri i fshehur’ Ksamili i Shqipërisë, shkretëtira egër e Wadi Rum në Jordani dhe plazhi i pa eksploruar Bacalar në Meksikë.

1.Wadi Rum, Jordan

Nëse jeni duke kërkuar një vend, që do t’ju mbushte me të çuditshmen e një bote tjetër, atëherë Wadi Rumi është një domosdoshmëri.

Shkretëtira e egër përshinë kodra të mëdha rëre, kanione të kuq si dhe gurë qindravjeçarë.

Çfarë e bën edhe më interesant udhëtimin në këtë shkretëtire, është ngjashmëria që ka me planetin Mars, ngjyra dhe gurët me harqe.

2. Samarkand, Uzbekistan

Ata që adhurojnë ta ngopin vetën me histori dhe kulturë, pa dyshim se do ishin të mahnitur me Samarkandin.

I vendosur në Rrugën e Mëndafshtë, ky qytet që gjithnjë e më shumë po mbetet pa banorë, është më i vjetri në Azinë Qendrore.

Qyteti historik është përplot me arkitekturë mesjetare, ndërsa ka objekte që janë në krye të listës kryesore të UNESCO-s.

Ndër objektet kryesore është sheshi Registan, që është i mbushur me mozaikë dhe kaligrafi ngjyrë ari.

3. Bacalar, Meksikë

Për ata që duan të prekin një pjesë të parajsës tropikale, Bacalar do duhej të ishte një destinacion që konsiderohet se duhet të vizitohet gjithsesi.

Teknikisht nuk ndodhet pranë detit, por në brendësi një prej bukurive më të mëdha natyrore,  të mahnitshmin Liqe të Shtatë Ngjyrave.

Me ujin e kristaltë dhe të freskët, si dhe rërën e bardhë, ky liqe është i përkryer për kredhje dhe të shikohet nga jashtë.

4. Ourzazate, Marok

Ky qytet i bukur, ndodhet në malet Atlas dhe ofron rrugën nëpër të cilën shkohet në shkretëtirën e Saharës.

Është shtëpi e Ait ben Hadou apo fshatit të fortifikuar,  ku mund të shkoni drejt Kasbas së lashtë që të shihni lindjen dhe perëndimin e diellit.

Booking.com rekomandon ngasjen me biçikletë përreth Ourzazate, nëpër rrugët me pluhur, për ta parë sa më mirë zonat, që shpesh shfrytëzohen për filma të ndryshëm.

5. Palomino, Kolumbi

Palomino është qytet bregdetar, në pjesën më veriore të Kolumbisë.

Jo vetëm se i ofron vizitorëve pamjet e mahnitshme të Karaibeve, por lë mundësinë të shihen edhe disa prej speciale më të rralla të kafshëve.

Ata që duan të përjetojnë më së shumti, iu rekomandohet të provojnë disa aktivitete që zhvillohen në lumin kryesor të qytetit.

6. Mestia, Gjeorgji

Është ndër zonat më të pazhvilluara në Gjeorgji, që ndodhet 1,500 metra mbi nivelin e detit.

Sipas ueb-faqes që merret me turizëm, është pika më e mirë që të eksplorohet regjioni.

Ata që duan ta përfshijnë vetën në kulturën dhe historinë lokale, ta vizitojnë Muzeun Historik dhe Etnologjik Svaneti – shtëpi e gjetjeve arkitektonike që prej shekullit të tretë Para Erës Sonë.

Të tjerë që janë më aventurier, mund të vizitojë hapësira e pafundme malore që ofron kjo zonë.

7. Kigali, Ruandë

E njohur si ‘toka e qindra drurëve’ ky qytet – që është edhe kryeqyteti i Ruandës – është bërë gjithnjë e më e vizituar prej turistëve nga mbarë bota.

Vizitorët kalojnë qindra kilometra, vetëm për të parë gorillat që jetojnë në Parkun Nacional të Vullkaneve.

Po që se nuk i duan gorillat, mund të shohin edhe shumë kafshe tjera të egra, si dhe ambientet ndryshme malore.

8. Leeuwarden, Holandë

Nëse zgjidhni Evropën, atëherë Leeuwarden i Holandës, është i pashmangshëm.

Muzetë, distriktet tregtare dhe qendra për ushqim dhe pije, e kanë bërë këtë si Kryeqytetin e Turizmit për 2018 së paku brenda shtetit.

E lehtë të shëtitet me biçikletë, vizitorët mund të shkojnë prej muzeve të shumtë derisa të hapësirat e ndryshme urbane.

9. Ksamil, Shqipëri

Ksamili është një fshat në Shqipërinë Jugore dhe përkundër të gjithave, është vërtetë një xhevahir i fshehur.

E shtrirë në Rivierën Shqiptare, ofron ujëra të pastra si kristali, plazhe të vetmuara dhe restorante të qeta.

Në afërsi ndodhet Syri i Kaltër –  liqe ku flluskat krijojnë ngjyra që e bëjnë të duket si sy, apo Butrinti, qytet i lashtë dhe zonë arkeologjike e mbrojtur nga UNESCO.

10. Nusa Penida, Indonezi

Kur vizitohej Indonezia, turistët kërkonin të shkonin në ishujt Bali ose Gili.

Por, për një eksperiencë unike, Nusa Penida është ishulli ku do dëshironte të shkonte çdo kërkues i aventurës.

Me territor ende të paprekur, konsiderohet si një xhevahir i fshehur, pasi ende nuk është eksploruar prej turistëve.

Vizitorëve iu rekomandohet të merret me sportet  ndryshme të ujit, apo edhe të vizitojnë tempujt që ndodhen në afërsi. /Telegrafi/