LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e demarkacionit, pa takim me Mustafën (Video)

Ekspertët e demarkacionit, pa takim me Mustafën (Video)

Agjenda e takimeve nuk u bë publike. As dokumentet që do t’i analizojnë nuk dihen. Mirëpo nga zyra e presidentes Atifete Jahajga u tha se deri në fund të muajit mars do të jetë gati raporti i komisionit ndërkombëtar për vlerësimin e demarkacionit më Malin e Zi.

Madje as kryeministri Isa Mustafa ende nuk është takuar me tre ekspertët ndërkombëtar. Komisioni ad hoc i krijuar nga presidentja Atifete Jahjaga, që nga 15 marsi është duke zhvilluar takime me krerë institucional të përfshirë në këtë proces, raporton TribunaChannel.


Por kryeministri Mustafa po pret që për takimin e mundshëm të kontaktohet nga komisioni. E ky komision nuk i ka bërë ende ftesë kryeministrit për takim.