LAJMI I FUNDIT:

Eksperienca e vozitjes së super-veturave nëpër Arabinë Saudite (Video)

Eksperienca e vozitjes së super-veturave nëpër Arabinë Saudite (Video)

Klubi i Super-veturave në Arabinë Saudite e ka dokumentuar eksperiencën njëjavore, të shëtitjes me makinat e tyre luksoze prej Bahrejnit deri në Dubai.

Shëtitja e kontrolluar dhe e mbrojtur ka forcat e rendit, i ka hapur rrugë dhe lehtësuar lëvizjen makinave luksoze dhe sportive, që të mos kenë rrugë të bllokuara, transmeton Telegrafi.

Madje, për këtë organizimi janë hequr shumë nga ndalesat në asfalt, në mënyrë që shoferët të vozisin deri me 300 kilometra në orë.

Pos veturave të shtrenjta dhe shumë të bukura, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni edhe ambientet përrallore dhe hotelet që ofron vendi.

Madje, ky zhvillim ka përshirë edhe disa nga modelet më të rralla, që i përkasin koleksioneve të limituara. /Telegrafi/