LAJMI I FUNDIT:

“Eksodi i Ballkanit”: Gjashtë milionë njerëz janë larguar nga vendet e tyre, talentet e tyre janë përdorur nga të tjerët

“Eksodi i Ballkanit”: Gjashtë milionë njerëz janë larguar nga vendet e tyre, talentet e tyre janë përdorur nga të tjerët

Analizat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregojnë se gjatë migrimeve, personeli i kualifikuar në vend të atyre me njohuri dhe shkathtësi mesatare largohen nga vendet e rajonit.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka qenë presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ai që ka thënë se migrimi i punëtorëve të kualifikuar ka një efekt negativ në produktivitet, dhe se efektet negative të rritjes mund të çojnë në largimin e punëtorëve me kualifikim të ulët.


“Emigrimi, veçanërisht i personelit të trajnuar, është një problem serioz për Ballkanin Perëndimor. Migrimet janë të motivuara nga pabarazitë e të ardhurave në krahasim me ato të vendeve tjera evropiane, që është rajoni kryesor i synuar nga këta njerëz. Por migrimi është i prekur edhe nga pakënaqësia me politikat vendase dhe mundësitë ekonomike”, ka thënë Chakrabarti.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur vlerësimet që tregojnë se gati gjashtë milionë njerëz nga ky rajon aktualisht jetojnë jashtë vendit, që përfaqëson një të tretën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësisht nga fakti se këta njerëz kanë dërguar sasi të konsiderueshme të dërgesave në shtëpi – talentet e tyre janë përdorur nga vendet e tjera, dhe remitancat nuk kanë një efekt të rëndësishëm në zhvillim. Ata gjithashtu kufizojnë gatishmërinë e atyre që kanë qëndruar në vendin e tyre për të punuar”, vlerëson ai.

Siç ka thënë tutje Chakrabarti, “zgjidhja e problemit të migracionit është çështje shumë komplekse”.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e nivelit të të ardhurave, e cila është një çështje e vështirë në vetvete, por edhe për krijimin e kushteve më të mira të jetesës në nivel lokal dhe kombëtar. Kjo do të thotë funksionim më të mirë të institucioneve publike, sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit me cilësi të lartë, si dhe një sistem gjyqësor në të cilin procedimet gjyqësore do të jenë të drejta dhe nuk do të zgjasin me vite”, tha ai.

“Kjo nënkupton edhe qasje në furnizimin me ujë të cilësisë së mirë, por edhe shërbimet e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe cilësi të mirë të ajrit. Kjo duhet të jetë një prioritet për politikëbërësit ekonomikë, ashtu siç janë edhe rrugët më të mira dhe hekurudhat”, ka përfunduar Chakrabarti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori