LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e kthen në vendin e punës, Këshilli i Pavarur nuk e zbaton vendimin (Dokument)

Gjykata e kthen në vendin e punës, Këshilli i Pavarur nuk e zbaton vendimin (Dokument)

Ish-sekretarit të përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, tashmë drejtor i Departamentit ligjor në këtë Ministri – Skender Gashit – Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtën të kthehet në pozitën e tij të mëparshme të punës.

Mirëpo, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) është duke e shpërfillur këtë vendim të gjykatës, për ç’arsye Gashi ka bërë kallëzim penal ku është duke kërkuar që të zbatohet vendimi i gjykatës nga ana e KPMSHCK.


Në kallëzimin penal të Skender Gashit të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan: “Me aktgjykimin A,nr.1260/12 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për çështje administrative është aprovuar kërkesëpadia ime dhe është anuluar vendimi nr.02/253-254/2012 i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe lënda është kthyer në rivendosje, pasi që organi i paditur nuk e ka vërtetuar drejtë gjendjen e fakteve dhe nuk e ka zbatuar ligjin material” (sic.).

13023716_1154243284607083_1550712175_n

Skender Gashi

Më tej në kallëzimin penal të Gashit thuhet se Komisioni Disiplinor i Qeverisë së Kosovës nuk ka zhvilluar procedurë disiplinore pasi që Gashi nuk pranuar asnjëherë thirrje nga ky komision për një seancë dëgjimore.

Mirëpo, Komisioni Disiplinor me kryesues të këshillit, Hajredin Kuçin, kishte marrë vendim që Gashi nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës të sistemohet në një pozita më të ulët.

Gashi ka kërkuar që të fillojnë hetimet penale ndaj Lulzim Aliajt, kryetar i KPMSHCK.

Telegrafi po ashtu posedon edhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit e cila ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim dhe rivendosje.

Apeli ka vlerësuar se ankesa e bërë nga Skender Gashi është e bazuar dhe se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje të dispozitave të nenit 43.3 dhe 67 të LKA.

I kontaktuar nga Telegrafi, Skender Gashi ka thënë se përpos kësaj ai kishte marrë edhe kërcënime dhe shantazhe nga njerëz siç i quante ai “të fortit” brenda MI-së.

“Rasti ka ndodhur në vitin 2012 unë tani aktualisht ushtroj pozitën e drejtorit të Departamentit ligjor. Me suspendimin tim nga pozita e sekretarit më kanë vendosur në pozitën e drejtorit të Departamentit menagjues të rrugëve”, ka thënë Gashi, duke shtuar se e vetmja që po kërkon është që të vërtetohet pafajësia e tij. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori