LAJMI I FUNDIT:

Ekosistemi Samsung: Njihuni me pajisjet e reja të Samsung Galaxy

Ekosistemi Samsung: Njihuni me pajisjet e reja të Samsung Galaxy

Samsung është një pionier kur bëhet fjalë për inovacionin dhe gjithmonë i përgjigjet nevojave në zhvillim të përdoruesve. Së fundmi, Samsung Elektronik prezantoi në eventin e zhvilluar për herë të parë në Seul, Kore, gjeneratat e reja për katër pajisjet Galaxy. Liderët në industri ofrojnë gjithmonë përvoja unike për çdo përdorues me dizajne të hijshme dhe kompakte, opsione të panumërta personalizimi dhe performancë të fuqishme. Për këtë, zotërimi i një ekosistemi Galaxy, i cili përfshin pajisjet Galaxy Z Fold 5, Galaxy Z Flip 5, Galaxy Watch 6 dhe Galaxy Tab S9, jua lehtëson jetën,  pavarësisht nëse jeni duke punuar apo duke u argëtuar.

Fleksibilitet dhe përshtatshmëri pa kompromis


Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5, versionet më të mira të smartphone-ve të palosshëm Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Z Fold5 janë projektuar me kujdes për t’iu dhënë mundësinë përdoruesve të përmbushin shumë detyra njëkohësisht, duke e bërë më të lehtë për ata edhe nëse janë në lëvizje.

Një tjetër superfuqi, që karakterizon gjeneratën e re Galaxy Z Fold5, por edhe Galaxy Z Flip5, është  mbështetjen IPX8, kornizat Armor Alumini dhe Corning® Gorilla® Glass Victus® 2, të aplikuara si në dritaren Flex ashtu edhe në kapakun e pasmë, duke ofruar mbrojtjen që konsumatorët presin.

Galaxy Z Flip5, një pajisje me madhësi “xhepi’ ofron një përvojë elegante dhe unike të palosshme. Falë ekranit të ri  Flex Window, tani 3,78 herë më i madhe se gjenerata e mëparshme, ky smartphone ofron një gamë të gjerë funksionesh të reja dhe ju jep mundësinë të aksesoni më shpejtë njoftimet, papasur nevojën për ta hapur pajisjen.

Gjithashtu, Galaxy Z Flip5 ju jep mundësinë të shkrepni foto fantastike nga kamera e pasme FlexCam, kjo falë dizajnit të tij të pakrahasueshëm dhe sistemit të kamerës së përmirësuar me teknologjinë AI të integruar.

Për të ndërlidhur punën dhe argëtimin, smarthone-t Galaxy Z Fold5 janë pajisjet ideale. Gjenerata e re e Galaxy Fold ofron një ekran më të madhë, 7.6’ , por është më i lehtë dhe më i hollë, krahasuar me modelin e mëparshëm, duke mundësuar eksperienca unike dhe gjithëpërfshirëse.

Seria Galaxy Z Fold5 ofron një performancë të fuqishme, e mundësuar nga një bateri afatgjatë 4,400mAh.

Plus, një tjetër veçori e përmirësuar në serinë e re Galaxy Z Fold5, është ndriçimi maksimal i ekranik 30% më shumë, duke ofruar përvoja optimale shikimi, pa u shqetësuar nëse ndodheni nën rrezet e diellit.

Monitoroni shëndetin në çdo kohë, me aksesorët elegant Galaxy Watch 6

Duke ditur rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin, të gjithë po synojnë të kenë një stil të shëndetshëm jetese. Me seritë e reja të Galaxy Watch6, të cilat ofrojnë njohuri dhe këshilla të personalizuara  mbi shënderit tuaj, ju do e keni më të lehtë ta monitoroni atë, duke përfshirë këtu aktivitetet si : rrahjet e zemrë, rritmin e frymëmarrjes, modelin e gjumit dhe lëvizjen.

Gjithashtu, seria e re Galaxy Watch 6 vjen me funsksione të përmirësuara në monitorimin e hollësishëm të gjumit gjatë natës, duke qënë se është një element majft i rëndesishëm i shëndetit. Ora inteligjente arrin të grumbulloj të dhëna dhe të analizoj rutinën e përdoruesve falë monitorimit mbi zakonet dhe modelet e gjumit të përdoruesve, duke i ndihmuar ata të kuptojnë stilin e tyre të jetesës.

Të gjitha këto mund të menaxhohen shumë lehtë me ndihmën e baterisë së përmirësuar, e cila  gjithashtu redukton konsumimin e saj, për të mbështetur ekranin e ri më të madh dhe të nditshëm. Nevojin vetëm tetë minuta karikim i shpejtë dhe përdoruesit mund të shtojnë tetë orë shtesë të përsosura për të gjurmuar gjumin e tyre gjatë natës.

Përsa i përket dizajnit, ju themi se seria Galaxy Watch6 vjen edhe në një versionin klasik, Galaxy Watch 6 Classic, me një ekran më të hollë, elegant dhe kornizë rrotulluese, të disponueshme në ngjyrë grafit, të artë dhe të argjendtë, duke e bërë këtë pajisje aksesorin ideal për ju.

Fuqia më e lartë e produktivitetit me një ekran të madh

Galaxy Tab S9 është një tjetër produkt i ri i prezantuar nga Samsung, i cili ripërcakton peizazhin e tabletëve dhe vendos standarde të reja duke ofruar përvoja premium dhe liri krijuese.

Tre modelet, Galaxy Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra, janë të pajisur me ekranet Dynamic AMOLED 2X, që sigurojnë përvoja epike shikimi dhe argëtimi falë Qualcomm Snapdragon® 8 Gen 2. Gjithashtu, Galaxy Tab S9 vjen i pajisur me S Pen, aksesori ideal i cili ndihmon përdoruesit të realizojnë idetë e tyre më lehtë.

E krijuar për të frymëzuar produktivitetin spontan si dhe për të rritur kreativitetin, seria Galaxy Tab S9 është mjaft inspiruese për portofolet krijuese me aplikacione të reja dhe të përmirësuara, por edhe për t’iu lehtësuar nëse punoni në lëvizje ose kur jeni duke udhëtuar. E gjitha kjo e mundësuar falë ekanit të gjerë dhe proçesorit të shpejtë Snapdragon® 8 Gen 2.

Për të gjithë ata të cilët i kushtojnë vëmendje argëtimit, seritë Galaxy Tab S9 janë pajisjet ideale. Falë funksionit të përmirësuar të audios gjithëpërfshirëse nga sistemi AKG dhe teknologjisë Dolby Atmos, ju mund të përjetoni eksperiencën kinematografike përmes tingujve zhytes.

Artikull i sponzorizuar