eksperti-banner

Konfindustria italiane ka ulur projeksionet për ekonominë e vendit, duke nënvizuar se rritja është më e dobët se ç`mendohej paraprakisht, ndërkohë që perspektiva për vitin e ardhshëm mbetet e paqartë.

Konfederata më e madhe italiane e punëtorëve projekton kështu një rritje të ekonomisë së vendit vetëm pranë 0.7% gjatë vitit aktual, nga 0.8% që vlerësohej paraprakisht.


Edhe për vitin e ardhshëm rishikimi i projeksioneve është në territor negativ, në 0.5% rritje nga 0.6% që vlerësohej më parë. Rishikimi vjen pas atij të muajit qershor, kur grupi rrëzoi projeksionet e mëparshme në pritje të referendumit britanik për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian.

Të dhënat e fundit kanë zyrtarizuar stanjacionin e ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës gjatë tremujorit të dytë të vitit. Me shumë gjasa, edhe qeveria do të rishikojë në rënie projeksionet, në 0.8% nga 1.2% aktualisht.

Qeveria e drejtuar nga Matteo Renzi ndërkohë ka këmbëngulur vazhdimisht gjatë vitit, se rritja ekonomike përgjatë 2016-ës do të jetë mbi 1%. /Telegrafi/