LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e dytë më e madhe në botë humbë vrull

Ekonomia e dytë më e madhe në botë humbë vrull

Kina publikoi një serë të dhënash zhgënjyese këtë javë, përfshirë rritjen më të ngadaltë të investimeve në 18 vite, duke treguar se ekonomia e dytë më e madhe në botë po fillon të humbasë vrull ndërkohë që kostot e huamarrjes po rriten.

Prodhimi i Fabrikave dhe shitjet me pakicë u rritën gjithashtu poshtë projeksioneve. Megjithatë, një rimëkëmbje e shitjes së pronave dhe sektorit të ndërtimit ka gjasa të mbajë ekonominë kineze në formë dhe brenda objektivave të Qeverisë.


Një fuqizimi i sektorit të ndërtimit ka rritur kërkesën dhe çmimet e lëndëve të para si çimentos dhe çelikut. Investimet në aktive fikse, një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë u rritën me 7.8% në periudhën Janar-Gusht me bazë vjetore, që është norma më e dobët që prej viti 1999.

Rënia më e madhe erdhi në investimet në infrastrukturë, për shkak të tkurrjes së shpenzimeve fiskale të Qeverisë në 2 muajt e fundit. Prodhimi industrial u rrit me 6% në Gusht me bazë vjetore, që është norma më e dobët në 9 muaj.

Ekonomistët mbajtën vlerësimin për rritjen e ekonomisë kineze në 6.8% në tremujorin e tretë. Kjo do të bëjë që të arrihet objektivi i Qeverisë për të gjithë vitin prej 6.5%, edhe nëse ndodh ndonjë ngadalësim më vonë gjatë viti. /Telegrafi/