eksperti-banner

Ekipi iranian i futbollit mbërriti në Shtetet e Bashkuara të dielën, disa orë para njoftimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një marrëveshje paqeje me Iranin.

Skuadra zbarkoi në Los Angeles pasi fluturoi nga Tijuana e Meksikës, një ditë përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Zelandës së Re të hënën.


Është hera e parë në historinë e Kupës së Botës që një komb pritës është në luftë me një nga pjesëmarrësit.



Kampi stërvitor i ekipit ndodhet në Meksikë dhe do të duhet të udhëtojë për në SHBA për ndeshjet e tyre, sipas rregullimeve aktuale nga autoritetet amerikane.

“Shpresoj që futbolli të sjellë gëzim dhe kënaqësi, si dhe t’i afrojë kulturat dhe vendet”, tha trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, në një konferencë për shtyp në stadiumin e Los Angeles.

Ekipi është përballur me vonesa në viza, kufizime në imigracionin dhe ndalime udhëtimi, dhe Ghalenoei tha se këto sfida logjistike kishin ndikuar negativisht në skuadër.

Sulmuesi iranian Mehdi Taremi tha se ata luajnë për të gjithë iranianët, përfshirë ata që jetojnë në vend ose jashtë vendit.

"Ne po përpiqemi t'u sjellim gëzim të gjithë iranianëve. Përmes futbollit, ne do ta bëjmë kombin e civilizuar të Iranit më të bashkuar", tha ai.

Ndërsa ekipi iranian mbërriti në vendin e tyre të stërvitjes në Los Angeles, u zhvilluan protesta anti-regjim.

Teremi deklaroi se gëzimi që duhet të ndiejë skuadra duke garuar në Kupën e Botës është “minuar” nga situata politike që e rrethon atë.

"Ne nuk po përfshihemi në politikë, ne jemi këtu për të luajtur futboll", tha Teremi. /Telegrafi/