LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i FMN-së: Zgjedhja e guvernatorit të BQK-së i ka dhënë shtysë të re zbatimit të reformave fiskale dhe financiare në Kosovë

Ekipi i FMN-së: Zgjedhja e guvernatorit të BQK-së i ka dhënë shtysë të re zbatimit të reformave fiskale dhe financiare në Kosovë

Një Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella ka vizituar Republikën e Kosovës gjatë periudhës 25 shtator – 6 tetor 2023, për diskutime mbi rishikimet e para të Marrëveshjes së kujdesit paraprak Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF), që Kosova ka me FMN-në.

Ky ekip i FMN-së pas përfundimit të Misionit konstatoi se zgjedhja e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i ka dhënë shtysë zbatimit të reformave fiskale dhe financiare në vend.


“Emërimi i Guvernatorit të ri të BQK-së dhe normalizimi i strukturave qeverisëse të BQK-së i ka dhënë shtysë të re zbatimit të reformave. Stafi i FMN-së pret që së shpejti do të miratohet Rregullorja e re e Punës, e cila do t’i qartësojë përgjegjësitë e Bordit Mbikëqyrës të BQK-së në raport me bordin ekzekutiv dhe që Ligji i ri për Bankat të dorëzohet në Kuvend në fillim të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Po ashtu, aty pohohet se cilësia dhe likuiditeti i aseteve të BQK-së është ruajtur në përputhje me objektivat e programit të FMN-së.

“Bilanci fiskal dhe depozitat e qeverisë në BQK kanë mbetur mjaftueshëm mbi nivelin e tyre sipas programit gjatë 2023 dhe absorbimi i investimeve publike është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2022. Stafi i FMN-së pret që dy objektivat për fundin e vitit 2023 do të përmbushen. Gjithashtu, cilësia dhe likuiditeti i aseteve të BQK-së është ruajtur në përputhje me objektivat e programit”, përfundon FMN-ja.

BQK-ja është në proces të zbatimit të masave të parapara në program, ndërsa është e fokusuar në finalizimin e tyre brenda afateve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori