LAJMI I FUNDIT:

Einxhel Shkira: Në emisionin e Donaldit do të pranoja të shkoja vetëm kundrejt një pagese të caktuar

Einxhel Shkira: Në emisionin e Donaldit do të pranoja të shkoja vetëm kundrejt një pagese të caktuar

Einxhel Shkira në një ‘live’ që realizoi së fundmi në YouTube iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta të fansave të saj.

Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP fokusin e kishte tek pyetjet që lidheshin me eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.


Ajo u pyet për shumë situata që kanë ndodhur Brenda BB VIP dhe raporteve me disa prej ish-banorëve.

Foto: Einxhel Shkira/YouTube

Einxhel nuk la anash as marrëdhënien e saj me aktorin dhe ish-banorin, Donald Veshaj me të cilin në javë e fundit të spektaklit kishte debate të ashpra.

Prezantuesja u pyet nëse do të pranonte ftesën për të shkuar në emisionin e vëllezërve Donald dhe Romeo “Më lër të flas” ku deri më tani kanë marrë pjesë disa prej ish-banorëve.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Shkira u shpreh se ndonëse ka patur tentative tërthorazi për t’i ftuar, e vetmja mënyrë kur ajo do të mund të pranonte ftesën do të ishte nëse do i ofrohej një pagesë e caktuar në të kundërtën nuk do të merrte pjesë sepse sipas saj nuk ka arsye.

“Nuk është që nuk ka patur tentative që të ftohemi, jo bashkë, veç e veç me sa di unë, por kontakt nuk kemi patur, a do shkoja? Si një mikesh jo, si një kolege jo, si një ish-banore që ka jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave sigurisht që jo sepse nuk na lidh asgjë, nuk hy në listën e atyre që mund të iu shkoj në emision, por nga ana profesionale, si person publik, nëse më bëhet ftesa dhe nëse më ofrohet ajo që unë kërkoj për të qenë në një emision, ju  e din çka nuk bëhet me lekë (para) bëhet me më shumë lekë, kundrejt benefitit pse jo, duke qenë se në marrëdhënien time të parë të punës me të (Donaldin) nuk jam paguar, ndoshta kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë e emisionit në të kundërtën nuk do të hidhja poshtë të gjitha gjërat e tjera sepse nuk kam arsye që të shkoj si e ftuar”, ka thënë Einxhel.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në BB VIP, Einxhel kishte treguar se në kohën kur ka bashkëpunuar me Donaldin në një emision të tij të mëparshëm nuk ishte paguar për punën që kishte bërë.

Kjo kishte nxitur një debat të ashpër mes tyre në javët e fundit të spektaklit dhe që nga ajo kohë dyshja kanë ndërprerë raportet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Magazina
Kalo në kategori