LAJMI I FUNDIT:

Egzon Gjuka e Albina Rugova më të mirët e vitit 2023 në hendbollin kosovar

Egzon Gjuka e Albina Rugova më të mirët e vitit 2023 në hendbollin kosovar

Egzon Gjuka e Albina Rugova janë shpallur më të mirët e vitit 2023 në hendbollin kosovar.

Ceremonia “Laureatët 2023” është mbajtur sot (e hënë) në Hotel International Prishtina.


Në praninë e drejtuesve sportivë, përfaqësuesve të MKRS-së dhe të KOK-ut, si dhe personaliteteve të shumta të hendbollit, fillimisht me një fjalë rasti është paraqitur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, i cili e ka cilësuar vitin 2023 si vit të hendbollit, për shkak të sukseseve të shumta të arritura.

Hendbollisti më i mirë u shpall Egzon Gjuka, që ka udhëhequr Besa Famgasin drejt titullit të kampionit. Në vjeshtë Gjuka u paraqit për Rahovecin dhe atë me sukses të plotë.

Ndërkohë Albina Rugova u shpall hendbollistja më e mirë e vitit 2023. Rugova e udhëhoqi Istogun drejt tre trofeve, ndërsa është shquar edhe me paraqitje në Kombëtare, njëjtë si Gjuka.

Haris Berisha e Mirela Gjikokaj janë shpallur më të dalluarit e Kombëtareve të Kosovës.

Te hendbollistët, në shtatëshen më të mirë kanë zënë vend: Arbër Curri, Lulzim Shabani, Jon Muqolli, Egzon Gjuka, Rron Ramadani, Arbios Mushkolaj e Enis Kuleta. Shtatëshja e vitit është vendosur me vota të trajnerëve të skuadrave të Superligës.

Rron Ramadani u shpall edhe lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa golashënuesi më i mirë (me 227 gola) ishte Festim Mustafa.

Te hendbollistet shtatëshen më të mirë e përbëjnë: Teninke Kaba, Albina Rugova, Tainara Luna Goncalves, Lorena Matarova, Arona Krasniqi, Natalija Milatoviq, Arlinda Dinarica. Simone Keita është lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Arjeta Imeraj golashënuesja më e mirë (me 196 gola).

Klubet më të mira janë shpallur Besa Famgas e Istogu, ndërsa trajnerët më të mirë Taib Kabashi e Faruk Shala. Genc dhe Getoar Bujupi janë gjyqtarët më të mirë të vitit 2023./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori