LAJMI I FUNDIT:

Egzon Gashi pjesë e Fondacionit Obama në programin Liderët e Evropës

Egzon Gashi pjesë e Fondacionit Obama në programin Liderët e Evropës

Drejtori Ekzekutiv i Teach For Kosova, Egzon Gashi është përzgjedhur në programin e Liderëve të Evropës për 2022 të Fondacionit Obama, fondacion që udhëhiqet nga ish-Presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michele Obama.

Presidenti Obama përmes rrjetit social #Twitter ka uruar kandidatët e përzgjedhur, duke u shprehur që mezi pret të shohë rezultatet e punës së përbashkët.


Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i Teach for Kosova, u shpreh se është gati për të përfaqësuar vendin dhe komunitetin në këtë program të rëndësishëm global.

“Jam shumë i gëzuar të ndaj me ju se jam përzgjedhur në programin e “Obama Foundation” të Liderëve të Evropës për vitin 2022. Ky është një Fellowship gjashtëmujor për zhvillimin e udhëheqësisë së bashku me 35 liderë të rinj në të gjithë Evropën. Që kur isha i ri, Presidenti Barack Obama ka qenë model për mua; një person që më mësoi se të qenit lider empatik ishte njëkohësisht e mundur dhe e rëndësishme, madje edhe në nivelin më të lartë të udhëheqjes. Unë punoj për t’i zhvilluar këto cilësi në udhëheqjen dhe punën time me Teach for Kosova”, u shpreh Gashi.

Misioni i “Fondacionit Obama” është të frymëzojë, fuqizojë dhe lidhë njerëzit për ta ndryshuar botën e tyre. Programi “Leaders Europe”, i cili filloi në vitin 2020, është pjesë jetike e punës së organizatës për t’u angazhuar me liderë të rinj anembanë botës, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të fitojnë më shumë aftësi dhe të ngriten në punën e tyre. /Telegrafi/