Efi Dhedhes për ngjarjet në Big Brother VIP: Njerëzit kanë akoma mllef për Luizin, jetojnë para tri vjetësh

Ish-banoria e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality shoun që e bëri të njohur për publikun.
Efi, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi ishte pjesë e grupit të Luiz Ejllit dhe shpesh u përball me Olta Gixharin, ka ndarë mendimet e saj pas tri vitesh nga ai moment.
Në një intervistë për emisionin “Canape”, ajo është shprehur se ende ka njerëz që mbajnë inate dhe emocione të forta për ngjarjet e asaj kohe.

“Njerëzit kanë mllef akoma, jo për Oltën, për Luizin më shumë. Ka akoma njerëz që kanë mllef, jetojnë para tre vitesh por”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Efi tregoi se ajo vetë nuk ka asnjë lloj mllefi apo kontakti me ish-banorët.
“Nuk kam mllef për asnjë, as kontakte”, shtoi tutje.
Ajo e përshkroi përvojën në Big Brother VIP si diçka të bukur dhe të paharrueshme, që tashmë është pjesë e historisë së saj.
@televizionit7 Efi flet për LUIZIN dhe OLTËN! A kanë kontante dhe si janë raportet sot? #T7 #Canape ♬ original sound - T7 — Faqja zyrtare
“Ka qenë shumë e bukur, ajo ka qenë, ka ekzistuar. Nuk e fshimë dot”.
Dhedhes mbetet një nga personazhet më të pëlqyera që kanë dalë nga formati, e cila pas daljes nga shtëpia ka ndërtuar një karrierë të suksesshme. /Telegrafi/





























































