Lajmi është zyrtarizuar të martën dhe për Effenbergun do të jetë detyra e parë si trajner, më shumë se një dekadë pas mbylljes së karrierës si futbollist.

Ish-mesfushori 47-vjeçar, kapiten i Bayernit në triumfin e vitit 2001 në Ligën e Kampionwve, e ka marrë licencën e trajnerit para tre vitesh dhe ndërkohë punon si komentator televiziv.


Detyra e tij tashmë është të shpëtojë Paderbornin, që është në vendet e fundit në renditje dhe ka probleme të mëdha.

Effenberg mbahet mend edhe për karakterin e tij të keq, sepse mban rekordin e kartonëve të verdhë në Bundesligë dhe u përzu nga kombëtarja gjermane në Botërorin 1994, për shkak se u tregoi gishtin e mesit tifozëve gjermanë të pakënaqur me paraqitjen e tij dhe të skuadrës. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app