LAJMI I FUNDIT:

Efektet shëndetësore të puthjes do t’ju lënë pa mend

Efektet shëndetësore të puthjes do t’ju lënë pa mend

Te meshkujt rritet niveli i oksitoksinës

Puthja te çiftet siguron ndjenjë të veçantë ndaj njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.


P.sh., për meshkujt hormoni i dashurisë i njohur si oksitoksin, rritet çdo herë që putheni.

Kjo ndikon edhe në përmirësimin e instinkteve edukuese të një personi.

Puthja siguron një jetë më të mirë

Sipas disa hulumtimeve, çiftet që puthen shpesh janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Plus, ata kanë më shumë mundësi të qëndrojnë së bashku, krahasuar me ata që nuk puthen rregullisht.

Përmirësim të shëndetit fizik

Besojeni ose jo, shëndeti fizik përmirësohet vetëm duke u puthur me dikë.

Një studim i kryer me 52 çifte që kishin qenë në lidhje afatgjate, kishte treguar që ata kishin pasur nivele më të ulëta të kolesterolit.

Ulë nivelet e stresit

Sipas hulumtuesve nga kolegji Lafayette, Pennyslvania, Wendy Hill shpjegon se thjesht duke u puthur për 15 minuta do të zvogëloni nivelet e hormonit kortizol, i cili është hormon i stresit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori