LAJMI I FUNDIT:

Edukimi për median, nevojë emergjente në shkolla

Edukimi për median, nevojë emergjente në shkolla

Pse rajoni i Ballkanit duket të jetë më i prekur prej “lajmit të rremë”? Treguesi i dytë vjetor i Edukimit për Median nuk ka, veçse pak javë që është botuar. Ky studim ka si fokus kryesor, renditjen e vendeve evropiane bazuar mbi fleksibilitetin e tyre ndaj lajmit të rremë. I publikuar nga Instituti për Shoqëri të Hapur në Sofje të Bullgarisë, i drejtuar nga investitori Xhorxh Soros, 35 vende evropiane janë marrë në studim duke mbledhur të dhënat e tyre mbi cilësinë e arsimit, lirinë e medias dhe besueshmërinë e publikut. Informacionet e kryqëzuara nga këto shtete, si; Finlanda, Danimarka, Holanda, Suedia, Estonia, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Austria, Spanja, Luksemburgu, Portugalia, Franca, Letonia, Polonia, Çekia, Lituania, Italia, Sllovakia, Malta, Kroacia, Qipro, Hungaria, Greqia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia, kanë sjellë një raport mirëfilli të dhënash mbi situatën aktuale dhe nevojat për ringritje në problematikat e hasura në këto tri shtylla kryesore.

Nisur prej gjetjeve, studimi erdhi në përfundimin se vendet e Ballkanit janë vendet më të dobëta ndaj përhapjes së lajmit të rremë, të përshkruar ndryshe si “thashetheme, mashtrime, tërësisht gënjeshtra apo keqinformime prej qeverive të huaja dhe entiteteve të ndryshme”. Ndërkohë, studiuesit e këtij kërkimi konfirmuan atë çfarë perceptohej së jashtmi; vendet skandinave, po aq dhe Holanda, Suedia dhe Estonia, janë ato të cilat duken më rezistente apo dhe më të përgatitura ndaj lajmit “që fshihet pas së vërtetës së vërtetë”, aty ku dhe faktet objektive kanë më pak ndikim në formimin e opinionit publik sesa thirrjet personale mbushur me dogma emocionale.


Maqedonia dhe Turqia renditen në vendet më të ulëta sa i përket edukimit mediatik, për shkak të arsimimit të dobët, besueshmërisë së ulët të publikut dhe nivelit po aq të ulët të lirisë së medias. Nga 35 vendet e renditura, maqedonasit listohen në vendin e fundit të të gjithë tablosë së fokusit të studimit, leximit të medias, pra shtyllës së parë në të cilën u mbështet anketa, akoma dhe më poshtë në renditje shkoi sa i përket shtyllës së dytë, lirisë së medias, dhe notë akoma dhe më të ulët u shënua prej gjetjeve sa i takon besimit të publikut, shtyllës së tretë mbi të cilat u mbështet dhe hartimi i anketave. Ish-shteti jugosllav u rendit në vendin e dytë më të ulët për lirinë e medias, në anketat e bëra nga Freedom House dhe Reporterët pa Kufij. I pari pat përmendur arrestimin dhe burgosjen e gazetarëve, krijimin e organeve rregullatore të paragjykuara si dhe TV shtetëror pro-qeveritare, si arsye për performancën e saj të dobët.

Bazuar po mbi studimin e fundit të Lirisë së Shtypit, Turqia ende vazhdon të njohë rezultatet më të ulëta sa i përket lirisë së medias në Evropë për shkak të një sulmi ushtarak të dështuar që iu orkestrua disa mediave të Ankarasë në vitin 2016, trajtimit të dobët të gazetarëve dhe ligjeve kufizuese të telekomunikacionit. Në vendin e tretë për nga fundi i këtyre gjetjeve, anketat e të cilave u hartuan në tri shtyllat e mësipërme, ndodhet Shqipëria. Por duhet të shtojmë se krahasuar me vitin e kaluar, shifrat tregojnë se vendi duket se ka njohur përmirësime në pikët e shënuara. Më të dukshme këto përmirësime i ka njohur Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Si lider kryesues në këtë indeks kërkimesh gjithsesi, për edukimin në media, renditet Finlanda me një total pikësh 76 nga 100 të nevojshmet. Sistemi i fortë në ngritjen e kapaciteteve arsimore dhe aftësitë e të menduarit kritik të shtrira kudo në arsim, janë konsideruar si çelësat kyç për rezistencën ndaj lajmit të rremë në këtë vend. Danimarka është zbatonjësi i dytë më i fortë evropian, në këto shtylla, i ndjekur më pas nga Holanda, Suedia dhe Estonia, të cilat shënojnë rezultate të larta në arsim, besimin e publikut dhe lirinë e medias.

Duke iu referuar rezultateve të këtij studimi evropian mbi lajmet e rreme, shihet qartë që çelësi i suksesit mbi zvogëlimin e ndikimit të keqinformimit është vetëm arsimimi i mirë dhe cilësor ndër shkolla. Të anketuarit me një nivel të lartë arsimor kanë tendencën të kontrollojnë në burime të ndryshme për një lajm të caktuar si radio, televizion, internet, etj., shkruan raporti. Po ky grup shkruan më tej ai, vërtet është një grup që has gjithmonë e më shpesh lajme të rreme, por janë pikërisht ata dhe jo grupe të tjerë, të cilët dhe përpiqen ta kontrollojnë atë nëse është i vërtetë apo jo.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori