LAJMI I FUNDIT:

Edukatoret e harruan jashtë, trevjeçarja vdes nga të ftohëtit (Foto)

Edukatoret e harruan jashtë, trevjeçarja vdes nga të ftohëtit (Foto)

Zakhra Rzayeva nga Moska e Rusisë, ka vdekur nga të ftohëtit pasi u harrua përjashta nga edukatoret, kur të gjithë u kthyen nga koha e lojës.

Trevjeçarja nuk ka mundur t’i bëjë ballë të ftohëtit nën pesë gradë Celsius, teksa mbeti mbi dy orë jashtë, transmeton Telegrafi.


Infermierët që i dhanë ndihmën e shpejtë, kanë thënë se ajo i kishte rrobat e lagura dhe të ngrira, pasi ishte gjetur e shtrirë në borë.

Rzayeva që vdiq nga të ftohtit

Policia është duke marrë në pyetje edukatoret dhe stafin e kopshtit, ndërsa prindërit e viktimës nuk kanë mundur të flasin prej mërzisë.

“Nuk ka mundur të qëndronte aq gjatë përjashta. Do të bashkëpunojmë edhe me fëmijë, që ta zbulojmë të vërtetën”, kanë thënë zyrtarë të qendrës për fëmijë. /Telegrafi/