0Shares

Webit është padyshim forumi me influencën më të madhe për inovacionin, politikat, investimet, ekonominë dixhitale dhe ndërmarrësinë në Evropë për vitin 2018.

Pasi që Webit Festival gjatë vitit 2018 është dyfishuar në madhësi dhe numër të pjesëmarrësve, është dashur të lëvizë në një loakcion të ri – Arena Armeec.

Gjithashtu është shtuar edhe një sallë e re pritjeje e quajtur “Webit Fountain Networking Lounge”, një vend ky indërtuar veçanërisht për të mbledhur pjesëmarrësit në takime ku ata mund të njoftohen e diskutojnë rreth temave të ndryshme dhe të krijojnë lidhje të reja.

Porosit biletën tënde

Webit është duke marrë vazhdimisht iniciativa të reja me të cilat do të vazhdojë misionin e saj duke krijuar densitet të mundësive drejt një të ardhmeje më të mirë.

Fuqia e femrave

Webit gjithashtu ofron 1,000 bileta falas për femrat në politikë, teknologji dhe akademi. Kjo iniciativë për të fuqizuar gratë në biznes dhe në politikë është marrë nga Komisionerja e BE-së dhe Kryetarja e Sesionit Plenar të Webit, Maria Gabriel.

“Në një nivel personal si investitor, unë jam duke kërkuar që të mbështes gjithnjë e më shumë femra ndërmarrëse dhe për t’i ndihmuar ato duke dëshmuar se suksesi nuk është çështje e gjinisë, por e mundësive të barabarta, arsimimit dhe punës së madhe”, thotë shefi ekzekutiv i Webit Foundation, Plamen Russev.

Aplikoni/Nominoni dikë të gjinisë femërore për të fituar biletë FALAS

WebitMeetups janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u bashkuar me njerëzit që dëshironi të shoqëroheni dhe në Webit do të ketë mbi 7,000 pjesëmarrës. Gjithashtu mund të shoqëroheni me të pranishmit dhe mysafirët me interesa të përbashkëta dhe të zgjeroni rrjetin tuaj.

Bëhuni pjesë e takimeve

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)