Edi Rama i uron ditëlindjen Isa Mustafës me një dhuratë (Foto)

Kryeministri Isa Mustafa ka marrë një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij të 65-të nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mustafa me këtë rast e ka falënderuar Ramën për dhuratën e çmuar dhe kujdesinë e treguar.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më ka uruar ditëlindjen me një dhuratë shumë të çmuar për mua. E falënderoj nga zemra mikun Edi Rama për kujdesin dhe dhuratën e tij shumë të veçantë. Së shpejti do të shihemi në Prishtinë në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria janë model i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërnjerëzor në rajon. Faleminderit Edi!”, shkruan Mustafa në Facebook.
Nga
Telegrafi
16/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































