LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama pranon konsultat me mjekët (Video)

Edi Rama pranon konsultat me mjekët (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pranuar për herë parë se ka kryer konsulta mjekësore por ajo realja nuk është mësuar nga media, apo “kazani” siç e etiketon ai median.

I pranishëm në një takim me mjekët Rama madje ngushëlloi bluzat e bardha duke e krahasuar me veten i cili është ende gjallë pavarësisht sulmeve.


“Respekte dhe mos u dorëzoni. Kur të ndiheni keq nga sulmet që i bëjnë kategorisë tuaj ngushëllohuni duke menduar për mua. Mua nuk mi bëjnë sulmet si kategori por si person, dhe siç e shikoni jam gjallë dhe nuk kam ende nevojë për ju, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar. Por është e sigurtë dhe i kam provat dhe kur unë realisht kam shkuar për të bërë konsulta. Por konsultat reale nuk dalin në kazan dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku dhe as sesi sepse nisin fantazitë dhe për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultojë i suksesshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo i Shijakut, ka thënë çfarë nuk të vret të forcon, raporton Ora News.

Këtu mund ta ndiqni deklaratën e kryeministrit Edi Rama

Rama bëri me faj dhe median e cila sipas tij përpiqet ta ulë figurën e mjekut por dhe pranoi se drejtimi i spitaleve nuk është kudo ashtu siç duhet. “Ka segmente në sistem që janë akoma shumë keq por jeni ju që na mbani të motivuar,” u shpreh kryeministri në takimin e organizuar paraditen e sotme lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori