Koncertet e rok bendit, “U2”, që është dashur të mbahen këto ditë në Paris janë anuluar.

Si pasojë e sulmeve terroriste, në kryeqytetin francez është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ashtu që nuk ka vend për argëtim.


“Kemi shikuar duke mos besuar atë që ndodhte në Paris dhe zemrat tona janë me të gjithë viktimat dhe familjet e tyre”.

“Po ashtu, shpresojmë që fansat tanë të jenë të sigurt”, thuhet mes tjerash në kumtesën e grupit irlandez.

Kujtojmë se në disa sulme të ndara terroriste që ndodhën në Paris, humbën jetën 129 njerëz dhe mbi 200 të tjerë mbetën të lënduar. /Telegrafi/