Adoptimi apo birësimi i fëmijëve është një praktikë mjaft e përhapur në shoqëritë njerëzore që nënkupton marrjen nën kontroll të fëmijëve të cilët për shkaqe të ndryshme nuk janë nën përkujdesje të prindërve të tyre biologjik.
Në këtë aspekt, interesim për adoptim ka edhe nga familjet kosovare.
Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) ky interesim është rritur këtë vit në krahasim me vitet e paraprake.
Mirëpo, interesimi vërehet jo vetëm nga familjet vendase por edhe nga ato të huaja.
Nga 15 kërkesa për adoptim, tre nga ato janë për birësim ndërkombëtar. Kështu të paktën deklaron MPMS.
Në anën tjetër, në bazë të Raporteve nga Qendrat për Punë Sociale komunale të vendit, numri fëmijëve të braktisur ka shënuar rënie viteve të fundit.
Ndërsa sa i përket procedurave, ku shpesh familjet pretendente janë ankuar se janë të stërzgjatura, MPMS thotë se kohëzgjatja e procesit të adoptimit është fleksibile.
“Asnjëherë nuk mund të përcaktohet periudha se sa mund të zgjatë i gjithë procesi deri në finalizim të Adoptimit. Periudha kohore e këtij procesi varet nga numri i fëmijëve të braktisur e që potencialisht mund të mbesin të gatshëm për adoptim. Si rrjedhojë e kësaj, kohëzgjatja e procesit të adoptimit është fleksibile”, thuhet në përgjigjen e tyre që ministria e ka dhënë për AktivPress.
“Periudha kohore detyruese që përfshihet në këtë proces është e përcaktuar në bazë të Udhëzimit. Administrativ 09/2014 për Rregullimin e procedurave të Adoptimit në Kosovë ku periudha e vlerësimit të familjes potenciale adoptuese duhet të përfundoj brenda tre muajve, pas pranimit të kërkesës nga Gjykata Themelore ku palët duhet ta bëjnë fillimisht kërkesën. Si dhe, në bazë të Ligjit për Familjen i Kosovës 2004/32 periudha provuese mund të zgjatë deri në tre muaj. Ndërsa faza tjetër e procesit të adoptimit nuk mund të precizohet për shkak të arsyeve të përmendura më lartë”, thuhet aty më tej./AktivPress/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës