LAJMI I FUNDIT:

Edhe Supremja i jep të drejtë rastit “Kleçka”

Edhe Supremja i jep të drejtë rastit “Kleçka”

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”.

Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast.


Avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha për KosovaPress se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme.

“ Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së”, tha Vërtopi.

Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.