LAJMI I FUNDIT:

Edhe Sulejman Rexhepi mbështet Biljana Sekulovskën (Foto)

Edhe Sulejman Rexhepi mbështet Biljana Sekulovskën (Foto)

Pas shkrimit në Tv Nova dhe transmetimit të Telegrafit të shkrimit të Biljana Sekulovska me titullin ”Gazetarja Sekulovska ”turpërohet” që nuk i ka njohur shqiptarët”, ka reaguar edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi duke e mbështetur shkrimin e saj dhe duke i thënë ”Аferim, zonja a zonjusha Biljana, ashtu sikur ti flet njeriu i vërtetë”, njfoton Telegrafi.

Sulejman Rexhepi në kolumnën e fundit me titull ”Dëgjoni ç’ po thotë Biljana(Sekullovska)” në mes tjerash shkruan ”Në fakt, çka tha Biljana ? Ajo nuk tha asgjë që do ishte e veçantë në një shoqëri normale, por ja që fjalët e saja bënë bujë në portalet dhe rrjetet sociale shqiptare, ajo u bë hit me njerëzillëkun e sajë po të njejtën ditë kur në Butel rritej tensioni për shkak të kryqit. Ajo dëshmoi se ne nuk jetojmë në shoqëri normale. Аferim, zonja a zonjusha Biljana, ashtu sikur ti flet njeriu i vërtetë. Në një portal shqip të lexuan gati tridhjetëmij njerëz, ishe edhe në portalet tjera, ishe gjithëkund. Ishe gjithëkund sepse me fjalët e tua e tregove të vërtetën për Maqedoninë, për këtë vend të mrekullueshëm që do duhej të bëhet tamam si e meriton, por ja që vazhdimisht po zhbëhet. Po zhbëhet, mes tjerash, për shkak të mungesës së turpit dhe perdes që nuk po i njohim artistët e njeri tjetrit dhe po i ndajmë në “tanët” dhe “ të atyre”, për shkak se as shekujt e bashkëjetesës nuk ndikuan që ne muslimanët të njohim krishterizmin e as ju të krishterët të njihni Islamin.”


Për fund, reisi i BFIM shkruan ”Një herë pata shkruajtur se urrejtja jonë ndaj maqedonasve nuk do te bëje që ne të ndihemi shqiptarë më të mirë, siç nuk do prodhojë maqedonas më të mirë urrejtja ndaj shqiptarëve. Biljana bëri një hap më tej, pikërisht siç ju ka hije të rinjëve dhe guximtarëve. Po, guxim është ajo që e tha gazetarja Sekullovska në këtë ambient të çmendurisë së përgjithshme që po kërcënohet të na zhbën të gjithëve.” përfundon Sulejman Rexhepi./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Gazetarja Sekulovska ”turpërohet” që nuk i ka njohur shqiptarët (Foto)

KolumnëDëgjoni ç’ po thotë Biljana(Sekullovska)Кur një zonjë e re, maqedone dhe gazetare e njohur, i thërret vetë…

Posted by Sulejman Rexhepi on Monday, March 7, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori