Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë po marrin pjesë emra të ndryshëm nga mbarë bota.

Pjesë e eventit mbrëmë (e diel) ka qenë edhe stilisti i njohur shqiptar, Mr. Rex.


Dizajneri, emri i vërtetë i të cilit është Rexhep Zylfiu, është kujdesur për dukjen e disa prej personazheve VIP në këtë fesstival.

281275104 299679789041711 2427330557938603101 n

Ditë më parë, ai dizajnoi fustyanin për miliarderen ruse, Anna Stukkert.\

Kjo e fundit i bëri një falënderim publik për dizajnimin e fustanit, duke treguar se ishte ndarë e kënaqur me punën e stilistit shqiptar nga Presheva.

280606019 417731293228745 4040449438596409319 n

Nga shqiptarët, në Festivalin e Filmit në Kanë sivjet u pa edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha. /Telegrafi/