LAJMI I FUNDIT:

Edhe sonte kanë filluar protestat në Shkup dhe Ohër (Video)

Edhe sonte kanë filluar protestat në Shkup dhe Ohër (Video)

Tashmë është bërë traditë e përditshme që protestat të nisin nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për të vazhduar në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe sonte, do të kërkohet tërheqja e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, si edhe shtyrja e zgjedhjeve.


Të kujtojmë se gjatë ditës ka patur protesta të shqiptarëve të cilët gjithashtu protestuan kundër pushtetit dhe shtetit, ku kërkuan edhe barabarësi ndërmjet popullit shqiptar dhe maqedonas në vend./Telegrafi/

Protesta në Ohër

Protesta në Shkup