LAJMI I FUNDIT:

Edhe shtatë familjeve do t’u ndërtohen shtëpi të reja në Skenderaj

Edhe shtatë familjeve do t’u ndërtohen shtëpi të reja në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar sot familjet nga fshatrat e komunës sonë, të cilat janë përzgjedhur nga komisioni komunal për çështje sociale, për ndërtim të shtëpive.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga zyra për informim të Komunës së Skenderajt.


Kryetari Jashari ka thënë se kjo po bëhet fal bashkëpunimit mes Komunës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, siç tha ai në një bashkëfinancim të projektit të përbashkët fisnik e human, që t’u ju bëjnë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.

“Me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike. Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastrati, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve në nevoje. Lajmet dhe veprimet e mira nuk mbarojnë këtu!”, ka premtuar kryetari, Bekim Jashari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori