LAJMI I FUNDIT:

Edhe Rita Ora pjesë e koncertit “One World: Together At Home”, interpreton “I Will Never Let You Down”

Edhe Rita Ora pjesë e koncertit “One World: Together At Home”, interpreton “I Will Never Let You Down”
Rita Ora (Foto: YouTube)

Në mesin e shumë personazheve të famshme botërore, e pranishme në koncertin virtual të Lady Gagas ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e saj, ka interpretuar këngën “I Will Never Let You Down”.

Ajo fillimisht ka përshëndetur të gjithë dhe është shprehur tejet e lumtur që është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore.


https://www.instagram.com/p/B_J6DXfj4ED/

“Përshëndetje unë jam Rita Ora. Unë jam tejet e lumtur që jam pjesë e kësaj me të gjithë ju. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt. Faleminderit që më zgjodhët mua”, ka thënë Ora.

Interpretime të mahnitshme dhe mesazhe inkurajuese: Yjet e skenës botërore bashkohen në koncertin “One World: Together at Home”
Lexo po ashtu Interpretime të mahnitshme dhe mesazhe inkurajuese: Yjet e skenës botërore bashkohen në koncertin “One World: Together at Home”

Ndërkohë, një pjesë të performancës Rita e ka ndarë edhe me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Një natë e veçantë duke performuar ‘I will never let you down’ për ‘One World: Together At Home’. Na ndihmoni të festojmë për punonjësit e kujdesit shëndetësor përmes link-ut tim”, ka shkruar ndër tjerash 29-vjeçarja.

Më poshtë, nga minuta e 37:05 mund të ndiqni performancën e mahnitshme të yllit shqiptar:

https://www.youtube.com/watch?v=eSOYLyJ7KYw

Qëllimi i këtij koncerti ishte mbledhja e të hollave për fondacionin, “Solidarity Response Fund”, si dhe organizata tjera lokale apo regjionale të cilat po i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të coronavirusit.

Gjithashtu, ndër qëllimet kryesore ishte edhe nderimi dhe përkrahja e punëtorëve shëndetësorë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori