LAJMI I FUNDIT:

Edhe Reis Luzhnica, për herë të dytë pjesë e Parlamentit të Cyrihut

Edhe Reis Luzhnica, për herë të dytë pjesë e Parlamentit të Cyrihut

Me 4 209 vota të fituara, i treti për nga numri i votave në listën e Partisë Socialdemokrate në Qarkun 3 të Cyrihut, Reis Luzhnica bëhet për herë të dytë radhazi asamblist në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.

Politikani dhe aktivisti i njohur si asamblisti i dytë shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut (pas Përparim Avdilit nga FDP), konfirmon për albinfo.ch rezultatin e arritur.


Reis Luzhnica, krahas politikës ka një biznes të vogël: ai drejton një punëtori shtypi në Altstetten. Përveç aktivitetit të tij në SP ai njihet edhe për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, në Zvicër.

Në mandatin e kaluar ai ishte bërë pjesë e parlamentit në verën e vitit 2021, pasi kishte qenë i pari në listën e pritjes të zgjedhjeve të vitit 2018 dhe një asamblist kishte marrë detyrë të re.

Kësaj radhe ai ka siguruar fitoren bindëse në zgjedhjet që u mbajtën sot.

Përparim Avdili rizgjidhet deputet në Parlamentin e Cyrihut
Lexo po ashtu Përparim Avdili rizgjidhet deputet në Parlamentin e Cyrihut

Sot në Cyrih janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato për qeverinë e qytetit. Në zgjehdjet për parlament kanë marrë pjesë 10 kandidatë me rrënjë shqiptare. Ata kanë përfaqësuar në garë dy parti: SP-në (Partia Socialdemokrate) dhe FDP-në (Partia Liberale).

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori