LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse vuan nga artriti dhe operoi dy herë gjunjët, 76-vjeçarja shpallet si boksierja më e vjetër në Britani të Madhe

Edhe pse vuan nga artriti dhe operoi dy herë gjunjët, 76-vjeçarja shpallet si boksierja më e vjetër në Britani të Madhe

Një pensioniste që vuan artriti dhe ka pasur dy ndërhyrje kirurgjikale në gjunjë, ka injoruar dhimbjet e mëdha duke u bërë kështu kick-boksierja më e vjetër në Britani të Madhe, shkruan Mirror.

Jean McKenzie Baldwin, 76-vjeçe, është e njohur nga trajnerët me nofkën “Bisha” për shkak të reputacionit të saj të frikshëm në ring, transmeton Telegrafi.


Kjo gjyshe kishte filluar të merret me sport pas vdekjes së bashkëshortit Peter, e tërë suksesin e saj ia kushton të birit që e këshilloi të merret me sport që të largon paksa mërzinë.

Kështu ajo filloi të fitojë vetëbesim në palestër dhe tani pritet të ndeshet me një grua rreth të 60-ve, kurse paratë e mbledhura do të jepen për bamirësi.

Në anën tjetër, trajneri i saj thotë se Jean se ajo “shndërrohet në bishë” në momentin që shkel në ring. Ndërkaq Jean pranon se sporti ia ka rikthyer “jetën”, duke e ndihmuar të tejkaloj mërzinë e vdekjes së bashkëshortit.

“Peter ishte një në milion. Po të ishte ai gjallë do të thoshte, ashtu vajzë, vazhdo e mos u ndal. Më pëlqen kick-boksi. Edhe pse vuaj nga artriti, ndihem shumë mirë. Sporti më ka dhënë forcë, e çfarë është më e rëndësishme krenari. Kur e humba Peterin nuk doja të flisja me askënd, e lëre më të bëja diçka. Më janë dashur disa vite që ta rikthej vetëbesimin, kur edhe djali im më propozoi që të merrem me sport. Fillova të shkoj në palestër ku pata rastin të shoh se si ushtronin të tjerët kick-boks dhe aty thash  me vete, pse mos ta provoj edhe unë”, ka deklaruar gjyshja e tre nipave. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kalo në kategori