LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse përjetoi tmerrin, mbijeton dhjetëvjeçari që u pickua nga merimanga më e rrezikshme në botë (Foto)

Edhe pse përjetoi tmerrin, mbijeton dhjetëvjeçari që u pickua nga merimanga më e rrezikshme në botë (Foto)

Një djalë dhjetë vjeçar nga Australia ka mbijetuar mrekullisht pasi ai është pickuar nga një merimangë, e cila llogaritet si më vdekjeprurësja në botë.

Matthew Mitchell ishte me babain e tij në oborrin e pronës së tyre Berkeley Vale në New South Wales të hënën në mbrëmje, kur ai kuptoi se në këpucën e tij gjendej e fshehur merimanga më e rrezikshme në Australi, përcjell Telegrafi.


Babai i tij David Mitchell ka thënë se ai e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një merimangë vdekjeprurëse, e cila mund të të mbysë për vetëm 15 minuta, dhe menjëherë janë larguar nga aty, duke kërkuar një ndihme emergjente.

Matthew, së bashku me babain e tij, nënën Shellie dhe motrën Natasha, ishin nisur për tek klinika e mjekut lokal, e cila ishte e mbyllur. Ata më pas kanë shkuar tek një farmaci prej nga edhe kishin thirrur shërbimin e emergjencës.

Kur ata kishin ardhur, e kishin dërguar djaloshin menjëherë për në spital, ku edhe gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej.

“Deri në kohën që kemi mbërri në spital, helmi i tij kishte filluar të bënte punën e vet. Gjendja kishte filluar të vështirësohej, ai filloi të djersitej, të nxirrte jargë nga goja dhe sytë filluan t’i zgjeroheshin”, ka treguar nëna e tij.

Mjekët ishin të detyruar për të administruar 12 kupa antivenom, më e shumta dozë që i është dhënë dikujt në historinë e Australisë, që kur u krijua në vitin 1981.

Dhe nëna e tij Shellie shprehu lehtësimin e saj të premten, pas shërimit të pabesueshëm të djalit të saj.

“Unë ende nuk mund të besoj se sa me fat jemi që ai t’i mbijetojë këtij episodi të tmerrshëm”, ka thënë më tej ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori