LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse ishte i rrethuar nga vajza të bukura, njëra e kishte refuzuar – historia interesante për gruan që i kishte thënë “JO” Titos! (Foto)

Edhe pse ishte i rrethuar nga vajza të bukura, njëra e kishte refuzuar – historia interesante për gruan që i kishte thënë “JO” Titos! (Foto)

Josip Broz Tito ishte gjithmonë i rrethuar nga gra të bukura. Ai i pëlqente të rejat, tërheqëse dhe “me qëndrim”, dhe shpesh nuk e pengonte edhe nëse ishin të martuara.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte vetëm katër gra “zyrtare”, me dy të martuara dhe vetëm një prej tyre ishte ajo që u largua nga Marshalli, sepse nuk donte të “vuante” nga sjelljet e tij.


Bëhet fjalë për Herta Haas, e cila thuhet se ka lindur në Maribor të Sllovenisë, në vitin 1914.

Ajo u bashkua me lëvizjen e punëtorëve revolucionarë herët si studente në Shkollën e Lartë Ekonomike në Zagreb.

Vite më vonë ajo kujtoi se ajo nuk kishte bërë zgjedhjen e duhur.

“Pse rrezikova? Komunistët ishin forca e vetme për të luftuar fashistët. Kam jetuar në kufirin me Austrinë dhe kam kuptuar mirë se çfarë është një socializëm i vërtetë kombëtar. E dija se qëllimi kryesor i fashistëve ishte shkatërrimi i sllavëve. Në Austri, pashë mbështetësit e Hitlerit, fytyrat e tyre. Ata ishin njerëz me një të kaluar të errët. Andaj u bashkova”, ka thënë Haas.

Si anëtare e Partisë Komuniste të Jugosllavisë ishte që nga viti 1936.

Josip Broz e kishte takuar Hertan në vitin 1937 në Paris, një qytet që ishte një qendër rekrutimi për vullnetarët.

Duke u kthyer nga Moska në agimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, Tito u ndal në Stamboll ku po priste një pasaportë të falsifikuar me të cilën kishte për qëllim të hynte në Jugosllavi. Atë ia solli Herta Haas.

Dashuria këtë kohë ishte e mbushur me entuziazëm dhe çifti u kthye në Jugosllavi së bashku dhe u vendos në Zagreb.

Ata jetonin në një shtëpi me qira, nën emrat e rremë Marija Shariq dhe inxhinieri Slavko Babiq.

Marrëdhënia e tyre jashtëmartesore zgjati deri në vitin 1941 dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi.

Siç shkruan avaz.ba, në maj, Tito udhëtoi për në Beograd, ku takoi një dashuri të re, ndërlidhësen e partisë Davorjanka Paunoviç Zdenko.

Herta ka qëndruar në Zagreb gjatë shtatzënisë dhe pak ditë pas largimit të Titos, ajo lindi djalin e saj Misha.

Tito dhe Herta u takuan përsëri në vitin 1943 në Jajcë ku erdhi me Ivo Lola Ribar në seancën e dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit të Popullit të Jugosllavisë.

Shoqëria e Titos, të gjithë e dinin se ai kishte një “grua partizane” të re – Davorjanka Paunoviç – e cila ishte gjithashtu në Jajcë.

Herta dhe Davorjanka u takuan në një apartament tjetër të Titos.

Hertha nuk kishte ndërmend të negociojë. Të njëjtën ditë, ajo la gjithçka dhe u kthye në Slloveni. Ishte pushimi i saj i fundit me Titon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për një kohë të gjatë është thënë se pas vdekjes së Davorjankës në vitin 1946, Marshalli i shkroi Hertas dhe iu lut që të kthehej. Letra e Titos ishte 16 faqe e gjatë. Hertha u përgjigj me dy fjali.

“I dashuri im, Herta ka pësuar poshtërim nga një njeri vetëm një herë. Unë nuk bie dy herë në gjunjë para të njëjtit njeri”, thuhet të ketë shkruar ajo.

Tito e pa atë vetëm edhe një herë, në vitin 1946, në një takim të rastësishëm.

Ajo punoi në institucione të ndryshme federale deri në pension. Megjithëse ajo foli gjermanisht dhe frëngjisht, në vitet e fundit ajo vendosi të mësojë anglishten, të shkruajë artikuj më vonë dhe të mbajë leksione edhe në atë gjuhë.

Ajo jetoi pa publicitet, dhe në mënyrë të veçantë refuzoi të fliste për marrëdhëniet me Titon.

Herta Ka vdekur më 5 mars në Beograd në vitin 2010, në moshën 95 vjeçare. Sipas dëshirës së saj, ajo u varros diku në Maribor.

Djali i Hertas dhe Titos, Aleksandar Misho Broz është një ish-diplomat dhe menaxher kroat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori