LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse e tallin për stilin e qerpikëve, modelja thotë se nuk heq dorë nga to

Edhe pse e tallin për stilin e qerpikëve, modelja thotë se nuk heq dorë nga to
(Foto: Instagram/synnerandeen)

Synne Randen preferon gjithmonë të mbushë qerpikët e saj me ‘mascara’ – edhe pse kështu është bërë objekt i tallësve në rrjet që i thotë se duken si ‘këmbë merimange’, por kjo nuk e bind gruan të heqë dorë.

Influencuesja me më shumë se 15.000 ndjekësja në rrjetet sociale poston shpesh imazhe nga gardëroba e veshjeve të saj dhe stileve të makijazhit të fytyrës.


Por shumë shikues vërejtën diçka tjetër te biondja, e cila preferon t’i rëndojë sa më shumë qerpikët e saj duke i mbushur me bojë, transmeton Top Channel.

(Foto: Instagram/synnerandeen)

Shumë kënaqen me pamjen e arritur prej saj, ndërsa të tjerë nisin talljet duke i krahasuar qerpikët e saj me “merimanga” ose shkurre”.

Por Synne është përgjigjur mprehtë ndaj tallësve duke thënë se nuk ndryshon stilin dhe nuk stepet nga komentet negative.

Ajo tha: “Më quajtët qerpikët merimanga, jeni tallur me ballin tim, dhe keni bërë komente të liga dhe për vetullat … por mua nuk më bëhet vonë fare … reagonte Synne.

Më vonë modelja postoi një tjetër video ku zbulonte sesi dukej para se të përdorte makijazhin e rëndë.

(Foto: Instagram/synnerandeen)

Reagimet në komente ishin nga më të ndryshmet:

“Mos përdor aq shumë mascara”, nxitej ajo nga kritikët.

Synne u përgjigj: “Jo, faleminderit”.

“Dukesh shumë më mirë se në videon me makijazh”, tha një tjetër.

Edhe një tjetër nuk ishte dakord: “Nga merimanga i ktheve në shkurre”.

Ndërsa një i tretë tallej: “Ti përdor një tub me mascara për çdo sy”.